Ditën e sotme është caktuar data dhe ora për mbledhjen e radhës së Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi ndryshimet kushtetuese.
Pas dakordësisë së mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare është vendosur që mbledhja të zhvillohet ditën e hënë, në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Edi Rama dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste, Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasili nga LSI.
Ndërkohë, opozita parlamentare nuk e ka konfirmuar ende.
Ndërkaq, para disa orëve, deputetja Rudina Hajdari ka ironizuar krerët e shtetit, duke thënë se është më mirë që ato të mblidhen në vilat e tyre në fundjavë, për të bërë pazaret.