Në një situatë që pandemia ka pushtuar botën, një nga shtetet me shifrat më të larta të rasteve është dhe Kili.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi ky vend është goditur dhe nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit.
Bëhet fjalë për një lëkundje të fortë me magnitudë 5.9 u regjistrua rreth orës 01:40 sipas orës lokale.
Thellësia e tërmetit ishte 80 km, ndërsa epiqendra ishte në rajonin Tarapaca. Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Ndërsa përsa i përket situatës së pandemisë, deri më tani në Kili ka 323.698 të infektuar, nga të cilët 7.290 persona kanë ndërruar jetë.