• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Jeni verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET” Mjeku Kalo ‘shpërthen’ ndaj kolegëve: Mllefet tuaja mos i zbrazni në kurrizin tonë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Jeni verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET” Mjeku Kalo ‘shpërthen’ ndaj kolegëve: Mllefet tuaja mos i zbrazni në kurrizin tonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka bërë së fundmi një deklaratë shumë të fortë ndaj kolegëve të tij.

Ai shprehet se disa prej tyre janë verbuar nga “ethet për pushtet” dhe kanë humbur fillin dhe e zbrazin mllefin ndaj kolegëve të tjerë.





“OPINIONISTËT Gjithollogë dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, POR ata/ato sjellin jo pak tollovi edhe në jetën tone, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit….KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një “FLAME MBARËBOTËRORE, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “BETIMI i HIPOKRATIT”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI…..”, shkruan Kalo ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTE I MJEKUT TRITAN KALO

OPINIONISTËT Gjithollogë dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, POR ata/ato sjellin jo pak tollovi edhe në jetën tone, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit….KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një “FLAME MBARËBOTËRORE”, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “BETIMI i HIPOKRATIT”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI…..

NËSE profesionalisht apo fizikisht NUKU e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politke ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë”….

MË SHUMË respekt edhe për veten tuaj, NËSE ende mendoni se dikur keni kryer një arsimim mjeksor….PROFESIONALIZMI është qënësor dhe i përjetshëm për gjurmët që ne lëmë pas në jetën tonë, sepse “Omen est nomen” (“Njeriu është emër” Lat.)….Miq, dashamirës dhe bashkëkombas…JU respektojmë, Ju duam, Ju dëgjojmë, Ju ndihmojmë dhe kujdesemi për JU në çdo kohë e në çdo rrethanë….Duajeni dhe respektojeni sa më shumë jetën tuaj dhe të afërmve të juaj….Çdo e keqe herët apo më vonë KURDOHERË e ka patur dhe do t’a ketë një zgjidhje….

Ndër shekuj NJERËZIMI ka mundur kurdoherë të ngadhnjejë ndaj çdo sfide që ka rrezikuar ekzistencën e “Homo sapiens”….Kolera, Murtaja, Ebola, Ethet Hemorrhagjike të Kongo-Krimesë, Malaria, Tuberkulozi, Lepra, Variola, Fruthi, Rubeola, Pertusi, Tërbimi, Tetanosi, Poliomieliti, Gripi Spanjoll, Gripi i Derrit, Sars, MERS, etj, janë kapituj të kësaj beteje për mbijetesën e vetë qënies sonë….BASHKË e me MIRËBESIM reciprok ne do ja dalim me siguri mbanë edhe ndeshjes me sfidën ndaj kësaj pandemie. DURIM, DURIM dhe vetëm BESIM….Together forever!!!….

Po ju rikujtoj DISA rreshta nga Betimi i Hipokratit, për ata/ato që mundet t’i kenë haruar ose edhe më keq se nuk i kanë mësuar kurrë ato: “Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”….

Pas

“Ai nuk shkel më në studion time” Moderatorja shqiptare tregon vendimin drastik që ka marrë, i habit të gjithë

Para

Po transportonin emigrantë të paligjshëm për 900 euro, ja momenti kur arrestohen 3 lezhjanët në Pogradec (VIDEO)

Para
Po transportonin emigrantë të paligjshëm për 900 euro, ja momenti kur arrestohen 3 lezhjanët në Pogradec (VIDEO)

Po transportonin emigrantë të paligjshëm për 900 euro, ja momenti kur arrestohen 3 lezhjanët në Pogradec (VIDEO)

Të Gjitha

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

nga Fast News
09:30 | 10/08/2025
0

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

nga Fast News
09:00 | 10/08/2025
0

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

nga Fast News
08:30 | 10/08/2025
0

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

nga Fast News
08:00 | 10/08/2025
0

Recent News

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

09:30 | 10/08/2025
Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

09:00 | 10/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar