Eli Fara është një nga këngëtaret më të pëlqyera në 3 dekadat e fundit në Shqipëri.
Por përveç zërit, Eli Fara është edhe një simbol i bukurisë shqiptare dhe vitet kanë lënë shumë pak shenja në dukjen e saj.
Ajo këtë herë ka zgjedhur t’i befasojë fansat e saj, teksa ka publikuar një foto nga koha kur ishte 20 vjeç.
Këngëtarja shfaqet e qeshur dhe shumë elegante, madje fansat, kolegët apo personazhe të tjerë të ekranit duket se i ka lënë me gojë hapur dhe nuk kanë rezistuar dot pa i komentuar. “1989! Korçë”, shkruan ajo krahas fotos që menjëherë shkaktoi “boom” komentesh.
Duhet pranuar se Eli Fara edhe tani në moshën 52-vjeçare është po kaq elegante dhe e bukur, si para 31-viteve.