Një lajm aspak i mirë është ai që vjen së fundmi nga Kosova.
Mësohet se është kërcënuar me jetë kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani.
E gjitha është raportuar në polici, dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për një mesazh në gjuhën angleze në rrjetet sociale.
Ka qenë dikush nga stafi i ngushtë i Osmanit që ka bërë kallëzimin në polici.
“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.