Një lajm i fortë dhe i papritur vjen nga politika shqiptare.
Mësohet se Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për të shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta.
Kanë qenë deputetët socialistë, të cilët kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.
Deputetja e PS Klotilda Bushka theksoi se shkeljet e kryera nga Presidenti ekzistojnë, por kjo përplasje bën që të miratohen disa rregullime ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të ngjashme.
Mësohet se në komision, shumica dhe opozita parlamentare kanë paraqitur dy raporte të ndryshme dhe sipas të gjitha gjasave në parlament do të shkojnë dy qëndrime për kreun e shtetit nëse ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar, por edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.