• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dyfishohen grupet e inspektimit në bregdet, Manastirliu: Nuk do ketë asnjë tolerancë për shkelësit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Dyfishohen grupet e inspektimit në bregdet, Manastirliu: Nuk do ketë asnjë tolerancë për shkelësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është shprehur se janë dyfishuar grupet e inspektimit në zonat bregdetare për zbatimin e masave kundër pandemisë.

Manastirliu ka qenë në Durrës, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë, ku ka thënë se situate aktuale është serioze. Ministrja ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve për protokollet e vendosura.

“Përgjatë fundjavës ka pasur disa shkelje të protokolleve sidomos përgjatë bregdetit duke qenë se sezoni turistik është hapur. Ne po dyfishojmë ekipet e terrenit. Po punojmë 24 orë në 24. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për shkelësit e masave dhe protokolleve. Mund të bëhen burim i përhapjes së infeksionit. Por kjo duhet të jetë një përpjekje në vazhdim e të gjithëve “, tha Manastirliu.

Duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, Manastirliu tha se strategjia e qartë që po implementohet kërkon angazhim konkret nga të gjithë strukturat.

“Ne po implementojmë një strategji të qartë, që përfshin rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, që nga testimet, kapacitetet spitalore, kontrollet për zbatimin e masave dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Por kjo strategji e qartë nuk mund të ketë sukses nëse nuk zbatohen disa rregulla të thjeshta nga çdo qytetar: Distancim fizik, mbajtje e maskës dhe ruajtja e higjienës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili u shpreh se do të ketë gjobë deri në ndjekje penale për bizneset që shkelin masat për kufizimin e përhapjes së COVID19.

“Policia e Shtetit si pjesë e Task-Forcës anti-covid ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të miratuara. Rasti më i freskët ka qenë para dy ditësh, ku nga Drejtoria e Policisë Vendore jo vetëm janë ndëshuar me masë por edhe janë proceduar penalisht administratorë, të cilët nuk kanë respektuar këto rregulla dhe gjej rastin t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët mbi bazën e një licence kanë përfituar të drejtën për të ushtruar aktivitet një një restorant apo bar të hapur, duhet të marrin të gjitha masat për të respektuar këto protokolle”, tha Veliu.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë vendosur mbi 360 masa administrative dhe kanë realizuar rreth 100,000 inspektime dhe monitorime për zbatimin e protokolleve të sigurisë në situatën e epidemisë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 600 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19, janë vendosur 6 masa administrative me gjobë, prej tyre 2 vendime me gjobë në restorante/muzikë live, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura dhe 4 vendime në furrë buke, bar kafe, restorant.

 

Pas

Pandemia/ Dëshmitë e pro*titutave në Greqi: Jemi në rrezik, puna jonë si ruletë ruse

Para

Ja ushqimet që duhet të konsumoni për të parandaluar rrudhat dhe puçrrat në fytyrë

Para
Ja ushqimet që duhet të konsumoni për të parandaluar rrudhat dhe puçrrat në fytyrë

Ja ushqimet që duhet të konsumoni për të parandaluar rrudhat dhe puçrrat në fytyrë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar