Një fjalë e urtë thotë se dita e mirë duket që në mëngjes.
Në rast se orët e para nisen mbarë, probabiliteti që dita të shkojë po kështu është shumë i lartë.
Ndërkohë “VanityFair” rendit disa këshilla që secili nga ju duhet të ndjekë në mëngjes.
Janë 9 të tilla:
- Ndalo së kontrolluari telefonin
Do kesh kohë për ta bërë gjitë ditën këtë, ndaj më mirë shmange.
- Bëj dush
Harrojeni idenë që dushi të vë në gjumë apo do ftohesh se do dalësh. Dushi në mëngjes është vetëm relaksues njësoj si në mbrëmje. Për më tepër të ndihmon të jesh më i përqendruar.
- Lexo gjëra frymëzuese
10 minuta lexim në mëngjes mjafton. Vetëm se duhet të jetë diçka motivuese dhe pozitive.
- Lidhu me njerëzit që do
Është e rëndësishme të arrish lumturinë që në orët e para të mëngjesit, qoftë me një email, telefonatë apo përqafim me njerëzit që do.
- Ji pozitiv
Qëndroni pozitivë përpara çdo situate.
- Ji mirënjohës
Qoftë edhe të kujtosh me vete të mirat që ke e të mirat që të kanë bërë. Mirënjohja fshin frikën dhe stresin si dhe zvogëlon prodhimin e kortizolit.
- Merru me sport
Ta nisësh ditën me sport të bën të ndihesh më mirë edhe psikologjikisht.
- Ha mëngjesin në 10
Pasi të kesh bërë gjithë aktivitetin e mësipërm ha mëngjesin.
- Hidratohu
Sigurohu që të kesh pirë ujë mjaftueshëm. Gjithë ditën duhet të pish 2 litër kështu që nise mbarë.