• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do përballesh me zemërimin popullor” Vjen paralajmërimi i fortë për Ramën: Kujdes me 30 korrik

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Janë si puna e atyre që bëjnë vetëvrasje nga frika” Rama e nis mëngjesin me një mesazh të çuditshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një paralajmërim i fortë vjen së fundmi për kryeministrin Edi Rama.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj është shprehur se nëse ndryshohet Kushtetuta në mënyrë të njëanshme nga kryeministri, atëherë i gjithë populli opozitar ndaj kësaj mazhorance do të jetë në këmbë në mbrojtje të demokracisë me çdo kusht, çmim dhe mjet.





Në një intervistë për “Koha Jonë”, Biberaj deklaron se nuk mund të miratohen ndryshimet kushtetuese për një javë nga një pseudo-maxhorancë, e cila qëndron në pushtet me votat e vjedhura në vitin 2017, e që nuk ka pasur më shumë se 10% pjesëmarrje në vetë-votimet moniste të 30 qershorit, ndërkohë që deputetët e pseudo-opozitës në parlament nuk përfaqësojnë as opozitën, as popullin opozitar dhe nuk janë të votuar nga populli.

Po ashtu, Aleksandër Biberaj thekson se nëse preket Kushtetuta  në mënyrë të njëanshme, kjo do të përbënte një prishje të të gjithë rregullave dhe ekuilibrave të demokracisë së brendshme, dhe një “thikë pas shpine”, “një prerje në besë” ndaj ndërkombëtarëve, të cilët investuan aq shumë për marrëveshjen e 5 qershorit. Pasi siç thotë ai, Kushtetuta në Shqipëri gjithmonë është ndryshuar me konsensus politik ndërmjet të gjithë faktorëve politikë të maxhorancës dhe opozitës.

Intervista

  1. Biberaj, kryeministri Edi Rama duket i vendosur për ta ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë në mënyrë të njëanshme, çdo të thotë kjo jo vetëm në planin vendas, por edhe atë ndërkombëtar? Pasi ligji themeltar i shtetit u votua 4 vite më parë me 140 vota në Kuvend dhe me ndërhyrjen e fortë të partnerëve ndërkombëtarë!

Uroj që rilindja të mos i miratojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme, me patericat e saj në parlament, pasi ky veprim do të përbënte një gabim fatal me pasoja të paimagjinueshme për stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri. Nuk mund të miratohen ndryshimet kushtetuese për një javë nga një pseudo-maxhorancë, e cila qëndron në pushtet me votat e vjedhura në vitin 2017, nuk ka pasur më shumë se 10% pjesëmarrje në vetë-votimet moniste të 30 qershorit, ndërkohë që deputetët e pseudo-opozitës në parlament nuk përfaqësojnë as opozitën, as popullin opozitar dhe nuk janë të votuar nga populli. Ky parlament nuk ka legjitimitet as juridiko-kushtetues, as moral dhe as politik, pasi nuk përfaqëson vullnetin e popullit, dhe nëse do të kishte Gjykate Kushtetuese do të ishte shpërndarë disa herë nga Presidenti i Republikës. Nëse tenton t’a miratojë në mënyrë të njëanshme kjo do të përbënte një prishje të të gjithë rregullave dhe ekuilibrave të demokracisë së brendshme, dhe një “thikë pas shpine”, “një prerje në besë” ndaj ndërkombëtarëve, të cilët investuan aq shumë për marrëveshjen e 5 qershorit. Kushtetuta në Shqipëri gjithmonë është ndryshuar me konsensus politik ndërmjet të gjithë faktorëve politikë të maxhorancës dhe opozitës.

Por nëse ndodh ky ndryshim i njëanshëm i Kushtetutës, cila është rruga për Opozitën e Bashkuar?

Nëse kryeministri provokon me miratim të njëanshëm ne do të reagojmë si opozitë e bashkuar së bashku me popullin opozitar me protesta dhe manifestime mbarëpopullore. Askush nuk do të mundet më të ndalojë dot uraganin dhe zemërimin mbarëpopullor për të mbrojtur demokracinë.

Tashmë debati politik për reformën zgjedhore ka hyrë në një rrjedhë të re, pas qëndrimit në unision të opozitës për t’i hapur 100 për qind listat e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish, dhe jo pjesërisht siç kërkon t’i bëjë mazhoranca. A është kjo një lojë e kreut të mazhorancës  për të mbuluar pas kësaj nisme heqjen e koalicioneve parazgjedhore?

Ne si opozitë kemi qenë për sistem maxhoritar të kombinuar me proporcional ose për lista të hapura, por që deri dje i ka kundërshtuar publikisht kryeministri dhe rilindja. Realisht, nëpërmjet listave të hapura krye-hileqari dhe krye-mashtruesi do të bllokojë koalicionet parazgjedhore me qëllimin që të marrë fitore në tavolinë, pasi pa koalicione mbetjet e votave nëpër qarqe i merr partia e parë. Edi synon që me çdo mjet të dalë parti e parë në disa qarqe dhe të marrë disa mandate që realisht do t’i përkisnin partive të tjera. Ky është synimi djallëzor i tij, por kjo s’ka për të ndodhur, pasi opozita dhe populli opozitar është në këmbë për të mbrojtur demokracinë, me çdo kusht, çmim dhe mjet.

Pas

“U njohëm te marketi im” Gazetari shqiptar i dashuruar me bjellorusen: Është fiks siç e dua unë (FOTO)

Para

Si do të jetë dashuria dhe puna? Parashikimi i javës për të gjitha shenjat e horoskopit

Para
Si do të jetë dashuria dhe puna? Parashikimi i javës për të gjitha shenjat e horoskopit

Si do të jetë dashuria dhe puna? Parashikimi i javës për të gjitha shenjat e horoskopit

Të Gjitha

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
16:03 | 28/06/2025
0

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

nga Fast News
15:35 | 28/06/2025
0

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

nga Fast News
15:31 | 28/06/2025
0

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Recent News

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

16:03 | 28/06/2025
Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

15:35 | 28/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar