• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dikur aleate me Ben Blushin/ Mimoza Hafizi ‘harron’ politikën, shpall kandidaturën si rektore e UT

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Dikur aleate me Ben Blushin/ Mimoza Hafizi ‘harron’ politikën, shpall kandidaturën si rektore e UT
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Të gjithë e mbajmë mend Mimoza Hafizin, ish-deputeten e Partisë Socialiste dhe pedagogen, e cila themeloi lëvizjen politike ‘Libra’ së bashku me Ben Blushin.

Mirëpo plani nuk vajti ashtu si e kishin menduar dhe më pas dy aleatët nuk e vazhduan rrugën e tyre.

Mesa duket planet kanë shkuar ndryshe për Mimoza Hafizin.

Së fundmi ajo ka vendosur të shpallë kandidaturën për rektore të UT.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hafizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera shton se e ka ndërmarrë shpejt këtë vendim për të shmangur përjashtimin nga gara.

Ajo thotë se vendimi i saj është një formë rezistence ndaj asaj që e quan ‘thikë pas shpine’ të pushtetit ndaj botës akademike. Hafizi flet edhe për një klan që ‘lidh e zgjidh’ prej njëzet vitesh fatet e Universiteti i Tiranës

REAGIMI I PLOTE I MIMOZA HAFIZIT

Pas vendimit të beftë të ministres së arsimit për hapjen e fushatës zgjedhore në universitete, mbrëmë depozitova kandidaturën për Rektore të Universitetit të Tiranës.
Hapja e fushatës zgjedhore në situatën e emergjencës shëndetësore që po kalon vendi, e po kështu dhe universitetet, është një nga aktet e paskrupullta të kësaj qeverie.

Shumë pedagogë e kanë quajtur ‘thikë pas shpine’ ndaj nesh, botës akademike. Por kjo është vetëm thika e rradhës, që mjedisi ynë pëson nga politika. Zgjedhjet në datën 30 korrik, me studentët larg dhe me pedagogë në periudhë pushimesh, mund të kenë vetëm nje qëllim: shmangien e trupës zgjedhore nga procesi. Zgjedhjet në mungesë të nje fushate normale komunikimesh, diskutimesh e debatesh, do të lenë gjatë shijen e hidhur të një procesi të parregullt. Vendimi i papritur i ministres duket se i shkon përshtat shmangies së kandidaturave konkuruese, përderisa krijon mundësinë që procesi i kandidimit të mbyllet po aq papritur sa dhe vendimi i saj.

Por, a duhet ulur koka? A duhet lenë prapë Universiteti i Tiranës nën influencën e të njëjtit klan, që ‘lidh e zgjidh’ prej njëzet vitesh fatet e tij, sipas interesave abuzive dhe meskine të një grupi njerëzish mediokër? Nje klan që ka ‘lidhur nyje’ aspiratën dhe frymëmarrjen e bashkësisë më të madhe intelektuale që ka Shqipëria, në konflike pa sens e pa fund. Një klan që i ka zvjedhur pedagogët me universitetin e tyre.

Unë vendosa të bëj rezistencën time. Vendimi im qe i shpejtë, për të shmangur përjashtimin nga gara, por i menduar gjatë dhe i frymëzuar nga shumë kolegë të nderuar, të cilët janë aty, në universitet, por veç e veç ndjehen të pafuqishëm përballë së keqes që po na ve tëposhtë. Bashkë besoj se e mundim këtë të keqe!

 

Pas

Fluturimet nga Rinasi/ “Pyesni kompanitë para udhëtimit” Aeroporti ka një njoftim të rëndësishëm

Para

Doni një trup të bukur në plazh? Ja pija më efikase për shkrirjen e dhjamit

Para
Doni një trup të bukur në plazh? Ja pija më efikase për shkrirjen e dhjamit

Doni një trup të bukur në plazh? Ja pija më efikase për shkrirjen e dhjamit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar