Përfundon takimi online mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajcak, ka dhënë një mesazh pozitiv.
Sipas tij ky dialog Kosovë-Serbi është në rrugë të drejtë pas 20 muajsh.
“Biem dakord për agjendën e takimit më 16 korrik. Si rezultat i takimit të sotëm virtual ramë dakord për elementët kryesore të procesit dhe axhendës së takimit.”, ka deklaruar Lajçak.
Kujtojmë se ky është takimi i parë i një niveli të lartë që nga 2018.
Më pas do të vijë dhe një tjetër takim në Bruksel më 16 korrik të 2020.
Edhe pse do të jetë në kushte virtuale si kjo e sotmja, dialogu do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i lartë BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.