Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Denoncimi/ Si i mori drejtori i Transportit Rrugor 220 mln lekë tendera me kompaninë e tij private

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Denoncimi/ Si i mori drejtori i Transportit Rrugor 220 mln lekë tendera me kompaninë e tij private
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një denoncim shumë i fortë vjen së fundmi nga Partia Demokratike.

Zëdhënësja e kësaj force politike, Ina Zhupa ka lëshuar akuza për drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe.

Ky i fundit sipas saj disponon një kompani private dhe merr tendera pikërisht për Transportin Rrugor.

Zhupa shprehet se kompaninë Blendi Gonxhe e ka në emër të gruas dhe shton se kompania ka marrë rreth 220 milionë lekë tendera, në konflikt të hapur interesi.

“Përshëndetje! Ndodhem tek Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila drejtohet nga Blendi Gonxhe.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shumë shpesh, media e ka cilësuar mikun e kryeministrit në ikje si një nga drejtorët më të korruptuar të administratës.

Media ka bërë të njohur të dhëna për sistemin e ryshfeteve që Blendi Gonxhe ka perfeksionuar për t’u zhvatur para qytetarëve që marrin një patentë.

Ata që kanë ardhur të paktën 1 herë tek zyrat e patentave, e njohin shumë mirë këtë sistem korrupsioni. Por Blendi Gonxhe nuk kënaqet vetëm me zhvatjen direkt të qytetarëve.

Blendi Gonxhe përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes.

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka në pronësi një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t’u dhënë makina me qera kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore. Janë rreth 220 milionë lekë që Blendi Gonxhe ka përfituar me këtë biznes në konflikt të hapur interesi.

Nëse do të këtë një hetim nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, do të gjejë se institucione qendrore, të drejtuar  nga miq të Blendi Gonxhes, kanë paguar miliona lekë për kompaninë e tij, ndërkohë që ky vetë është në këtë pozicion kyç të sektorit të Transporteve.

Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por veçanërisht Agjencia e Planifikimit të Territorit, paguajnë me miliona lekë kompaninë private të Blendi Gonxhes së Drejtorisë së Transporteve për të siguruar makina me qera apo shërbime të tjera transporti.

Janë miliona lekë për transport privat që paguhen nga taksat e qytetarëve direkt e në xhepin e mikut të kryeministrit që drejton Transportin Rrugor të  Shqipërisë. Ky është një aktivitet në konflikt të hapur interesi.”- tha Zhupa.

Zëdhënësja e PD-së thotë se Gonxhe duhet të japë dorëheqjen dhe se Prokuroria ka për detyrë të nisë sa më parë hetimet.

“Është shkelje e ligjit, që tregon sesa të babëzitur janë këta që na drejtojnë. Blendi Gonxhe, që përdor miqësinë me Edi Ramën për të zhvatur çdo qindarkë nga taksat dhe nga xhepat e shqiptarëve në çdo formë dhe mënyrë, është funksionari tipik i korruptuar i qeverisë në ikje.

Blendi Gonxhe sot duhet të japë dorëheqjen. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për këtë aferë që lidhet drejtpërdrejt me drejtorin e Transportit Rrugor, por prokuroria duhet të hetojë edhe skemën vjedhjes përmes sistemit të patentave.”, është shprehur Zhupa gjatë fjalës së saj.

 

Pas

FOTO e rrallë/ Me flokë të shkurtra dhe baluke, ja si dukej Arbana Osmani shumë vite më parë

Para

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë-Durrës, shkaktohet trafik i rënduar (VIDEO)

Para
Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë-Durrës, shkaktohet trafik i rënduar (VIDEO)

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë-Durrës, shkaktohet trafik i rënduar (VIDEO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora