Së fundmi Këshilli Europian ka përditësuar listën e vendeve jashtë Bashkimit Europian, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do të lejohet udhëtimi drejt tyre.
Për fat të keq kufijtë do të vijojnë të jenë të mbyllur për Shqipërinë dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
BE e ka parë të arsyeshme që të lejojë shtettasit e Marokut, Ruandës, Tunizisë dhe Gjerogjisë që të udhëtojnë lirshëm pasi kanë përmirësim të të dhënave të pandemisë.
Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë:
Algjeria
Australia
Kanadaja
Gjeorgjia
Japonia
Maroku
Zelanda e Re
Ruanda
Korea e jugut
Tajlanda
Tunizia
Uruguaji
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit
Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së.
Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.