Një vendim i papritur vjen nga futbollisti gjerman Andre Schurrle.
Ky i fundit i ka habitur të gjithë teksa ka njoftuar tërheqjen e papritur nga karriera edhe pse është vetëm 29 vjeç.
E gjithë kjo situatë nuk pritej nga fansat, pasi pak kohë më parë lojtari kishte mbyllur marrëveshjen me Dortmundin dhe ishte i lirë.
Lajmin e ka dhënë në një intervistë për “Der Spiegel” duke thënë se këtë e mendonte prej kohësh.
Andre Schurrle ishte pjesë e Gjermanisë në momentin që skuadra fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.
Ndërsa në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Spartak Moskës në huazim nga Dortmundi.
Kujtojmë se në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Çelsi, Fulhemi, Leverkuseni dhe Mainci.