Policia është vënë në ndjekje të një gomoneje të dyshuar për aktivitet të paligjshëm.
Aksioni po ndodh në ujërat e detit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, janë 7 mjete detare të policisë ku po e ndjekin në det të hapur dhe në ndihmë u ka ardhur dhe një dron.
Mjeti lundrues që po ndiqet nga policia ndodhet pranë gjirit të Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.
Nga ana tjetër autoritetet shqiptare po përcjellin informacion te pala italiane që të bëhet i mundur izolimi i mjetit.
Dyshohet se gomonia është e ngarkuar me drogë dhe ka si destinacion Italinë.