• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Akademia e Shkencave studim për pandeminë: Ja sa përqind e popullatës ka fituar imunitet

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Akademia e Shkencave studim për pandeminë: Ja sa përqind e popullatës ka fituar imunitet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i fundit ka dalë mbi pandeminë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Në të rekomadohet forcimi i masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.





Studimi është kryer në Tiranë, dhe mban firmën e specialistëve akademikë Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli.

Në të thuhet se deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet.

Gjithashtu janë zbardhur dhe rekomandimet përkatëse.

STUDIMI I AKADEMISË SË SHKENCAVE:

“Studim pёr pandeminё, mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimit të COVID-19”

  • Deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet.
  • Këto ditë ka përfunduar faza e parë e studimit seroepidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj këtij virusi shkaktar i COVID-19 në popullatën e qytetit të Tiranës.

Në kuadër të nismave shkencore për njohjen, përballimin dhe zotërimin e gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në Shqipëri, Akademia e Shkencave, nëpërmjet E-Grupit Në ndjekje të pandemisë, komisionit të mjekësisë e njësive pranë saj, ka ndërmarrë disa studime. Ndër më të rëndësishmet është ndjekja në vazhdimësi nëpërmjet testimeve serologjike të nivelit të imunitetit të fituar në popullatë ndaj  Sars Cov-2 realizuar nga specialistёt akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli.

Mbështetur nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri në periudhën qershor-korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandojnë:

Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur. Veprimi dhe përhapja e tij nuk bëjnë dallime të mëdha, midis vendeve të pasura e të varfra. Vendeve të perëndimit a të lindjes.

Në fillim u duk se midis vendeve të Balllkanit, do të kalonte me efekte të ndryshme nga vendet e Evropës. Por kjo nuk po provohet me rëndimin aktual të situatës në Ballkan. Prandaj në kushtet e lehtësimit të lockdoën-it, si dhe të lëvizjeve të konsiderueshme të popullatës në stinën e pushimeve verore, për të frenuar qarkullimin e virusit,  sa me siper,

REKOMANDOJNE:

  1. Duhet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve. Shërbimet e restoranteve dhe bareve në mjedise të mbyllura, aktivitetet shkollore në mjedise të mbyllura, aktivitete artistike dhe sportive me spektatorë në salla të mbyllura, duhet të vijojnë të mbeten të ndaluara.
  2. Të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t’i blerë ato.
  3. Të përshkallëzohen aktivitetet inspektuese lidhur me respektimin e protokolleve të funksionimit të shërbimeve të tregtisë, transportit dhe industrisë.
  4. Të vijohet me forma të ndryshme të ndërgjegjësimit të publikut lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi. Fokus më i madh duhet treguar ndaj grupeve të veçanta të popullatës që shprehin rezistencë ndaj informacionit.
  5. Të intensifikohet aplikimi i praktikave për mbrojtjen e grupeve me risk të lartë, sidomos të moshuarve.
  6. Të inkurajohet kudo ku është e mundur puna nga shtëpia.
  7. Të intensifikohen aktivitetet e testimit dhe izolimit të personave të infektuar në komunitet.
  8. Të vijohet me inkurajimin e monitorimit serologjik në grupe të ndryshme të popullatës.

Për më shumë:

Një studim i tillë, i mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës, është miratuar dhe mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe është realizuar nën drejtimin e dy studiuesve të saj, akademikut Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli.

Deri tani publikut i është bërë i njohur numri i individëve që kanë rezultuar pozitivë me testim molekular të pranisë së virusit SARS-CoV-2, i njohur më gjerë si testimi me tampon. Por është fakt i njohur se numri i të prekurve të zbuluar nëpërmjet testeve, është shumë më i vogël se numri real i individëve të infektuar.

Një mënyrë tjetër për të gjetur të paktën me përafërsi numrin e personave të infektuar realisht nga virusi SARS-CoV-2 është përcaktimi i antitrupave specifike ndaj këtij virusi në një popullatë të caktuar. Individët që rezultojnë pozitivë për këto antitrupa janë ata që kanë rënë në kontakt me virusin, qoftë me simptoma të infeksionit ose pa shfaqur shenja të tij.

Studimi u krye në shërbimin universitar të imunologjisë pranë QSUT dhe është realizuar në dy faza. Në fazën e parë (java e fundit e majit 2020) u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivitet prej 0.8 për qind.

Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetësore nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësojnë një popullatë të përgjithshme prej rreth 202 000 banorë.

Rezultatet e përftuara tregojnë një variabilitet të lartë midis qendrave shëndetësore që u studiuan. Qendra shëndetësore nr. 7 pati një pozitivitet 0 për qind në 57 individë; qendra shëndetësore nr. 8, 2.8 për qind në 71 individë; qendra shëndetësore nr. 3, 6.3 për qind në 79 individë dhe qendra shëndetësore nr. 9 pati një pozitivitet prej 17,5 për qind në 57 individë të studiuar. Pozitiviteti i përgjithshëm në të katër qendrat shëndetësore ishte 6.4 për qind.

Nga ky studim autorët nxjerrin konkluzionin se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativisht e kufizuar. Ndërkohë vërehet se në qytetin e Tiranës brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksionit në komunitet, të vlerësuar në 6-7 për qind. Kjo është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajtur të tufës.

Akademia e Shkencave, Tiranë më 20 korrik 2020

Pas

Nuk e ftuan në Këshillin Politik/ Kujtim Gjuzi bëhet xheloz, ja veprimi i papritur i deputetit

Para

Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, ja sa do të shkojnë temperaturat në fund të korrikut

Para
Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, ja sa do të shkojnë temperaturat në fund të korrikut

Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, ja sa do të shkojnë temperaturat në fund të korrikut

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

nga Fast News
11:07 | 04/09/2025
0

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

nga Fast News
11:07 | 03/09/2025
0

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

nga Fast News
11:05 | 03/09/2025
0

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

nga Fast News
10:00 | 03/09/2025
0

Recent News

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

11:07 | 04/09/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

11:07 | 03/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar