• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A u vetvra Anisa? Fqinja rrëfen momentet e para pasi hyri policia

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
DETAJI TRONDITËS/ Gruaja që vr”u veten se do ringjallej, kishte punuar në shtëpinë e një ish-kryeministri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Refija ishte fqinje me familjen Josifi. Dera e shtëpisë të të moshuarës është ngjitur me derën e mbyllur brenda të cilës banonte Zhaneta, Anisa, të dyja të vdekura dhe Blerta e mbijetuar. “Nuk dëgjohej as zhurmë asgjë, filloi një erë, që nuk ikte. Mendonim tubacionet”, tregon gruaja që jeton me të birin dhe nusen.

E moshuara shton se muajt e fundit familja nuk ndizte as drita, pasi “asgjë nuk dukej, i kishin mbyllur me grrila dritaret e banjës, të ballkonit, çdo gjë”. Madje edhe ditën kur policia ndërhyri për të parë se ç’po ndodhte në familjen Josifi, pas ankesës së një të afërmi, ata kërkuan prozhektorë me drita, sepse energjinë elektrike e kishte ndërprerë OSHEE.





Fqinjët edhe pse ishin mësuar me ngujimin mëse një vjecar të nënës me dy vajzat, për ta vazhdon të mbetet e vështirë për tu besuar që gratë kishin vendosur të vetflijoheshin. “Shikoja shpesh të motrën, vinte qante trokiste. Ato herë ia hapnin derën, herë jo”, kujton gruaja. Shpesh të afërmit i ishin drejtuar policisë të bindur se diçka i kishte ndodhur njërës prej vajzave që prej mëse një viti nuk dukej askund.

Por efektivët lokalë  kur shkuan në shtëpinë e Zhanetës, kryefamiljare, ajo ua preu shkurt: “Kush është ankuar, kujt po i hapim probleme?” . Në një rast, një nga fqinjet mban mend se kur u ishin ankuar të afërmve për tre gratë të cilat ndryshuan rrënjësisht, nga të fiksuara për lule dhe pastërti u kthyen në problem, të afërmit ngritën supet. Ata trokisnin shpesh në derën e Zhanetës, e cila sa vinte e tretej.

“E pashë një ditë, mbase ka javë. E pashë fshehtas nga dritarja. Ishte shkurtuar, shpërfytyruar, mbante në dorë një shishe me qumësht”. Nga një grua e sjellshme, ajo nuk afronte më askënd tregon për të Refija,  që është e shokuar se si fokusi tek feja i tjetërsoi gratë deri në pikën që ato të mbyllnin derën e të vendosnin t’i jepnin fund jetës duke u vetflijuar

“Nuk dua ta besoj, e ëma erdhi me vajzat në pallat, pasi e blenë shtëpinë. Jetuan për një kohë të gjatë me qera, afër tezes së tyre që i mori nga Përmeti për t’i mbështetur, pas fatkeqësisë që u kishte ndodhur aty”, shton një banore tjetër.

A shkonin tek Jehovai?

Nuk e dimë si quhen, se çfarë janë. Ndonjëherë vajzat iknin me pushime me këta të sektit. Të dyja inteligjente. Këto janë frazat përshkruese për dy të vdekurat, për njërën prej të cilave nuk ka ende një datë të qartë se kur ka ndërruar jetë dhe cili është shkaku i vdekjes. Ekspertët e mjekësisë ligjore do thonë në një raport të posaçëm nëse ishte vetvrasje apo çfarë fundi i jetës së Anisës. Për të ëmën, është shënuar në kartelë si datë vdekjeje e përafërt pesë ditë përpara se policia të hynte me forcë në banesën e tyre.

Shkak deklarohet mos ushqyerja. E paushqyer dhe e tretur me kocka që i dukeshin në trup u gjet edhe Blerta, të cilës fillimisht iu dha ushqim përmes serumeve mjekësore. Nga banorët në Kombinat dy motrat përshkruhen si “mjaft të përgatitura, por pak të mbyllura si natyra ose ndryshe të heshtura”

Zyrat e dëshmitarëve të Jehovait  fillimisht sipas banorëve gjendeshin me qera në një pallat aty pranë, ku dy motrat kryenin vizita, më pas motrat u shkëputën prej tyre, por mbanin shoqëri vetëm me një grua të martuar me një shtetas italian, që mendohet se i përket një sekti fetar

Dy gratë që hapnin ndonjëherë derën kur u lutej e motra e moshuar e cila jeton në të njëjtën lagje, përshkruhen mjaft të dobta. E motra e Zhanetës ua përshkroi kështu gjendjen e saj efektivëve. “Përpiqej të shmangej, e pyesja ku është Anisa, përse nuk del? Ajo bënte çdo bisedë të mundshme, por vetëm përgjigjje nuk jepte. Njëherë mbaj mend që librat e zinj që lexonin ua mora dhe ua dogja. Ishte një sekt që u fliste për ringjalljen, ato shkonin shpesh në Tiranë të RE dhe librat i blinin tek Selvia”. Por policia, e pyetur, nuk tregoi asnjë veprim konkret që të ketë zhvilluar pas zbulimit të këtij rasti vetvrasjeje në Tiranë që dyshohet se ka nisur për shkaqe fetare. Ndonëse gazeta “Si” kërkoi të dhëna zyrtare për emrin e sektit të dyshuar, nuk mori asnjë përgjigjje veçse “po punohet”.  “Nuk përjashtohet edhe një besim që praktikonte fenë edhe në Përmet e më pas edhe këtu në Tiranë, por përfundimisht  këtë gjë do ta thotë ekspertiza e teologëve që do të japin përgjigje mbi librat e sekuestruar që flasin për ndriçimin e ringjalljen”, pohoi një ekspert policie që megjithatë nuk mundi të justifikonte se përse policia dhe prokuroria së bashku po veprojnë kaq ngadalë për një çështje të konsideruar ndër më të rëndat e viteve të fundit

A kontrollohen sektet?

Në shtëpinë e Zhanetës, teksa në dhomën tjetër trupi i Anisës ishte tharë nga teknikat e përdorura për mumifikim, qeset ishin të shpërndara ngado. Errësira e plotë dhe era e rëndë i ka panikosur edhe ata më të vjetrit që kryejnë ekspertiza në vendngjarje dhe në zona krimi. “Është padyshim një ngjarje që nuk përshkruhet, një kufomë e mbuluar dhe e kthyer në mumje në një dhomë të kyçur. Një derë e blinduar e mbyllur me çelës dhe me litarë nga brenda. Një grua e vdekur e kthyer në skelet përpara se të ndërronte jetë. Dhe në këtë horror një tjetër që jep e merr frymë e pazonja të ketë forcë qoftë sa për të nxjerrë një fjalë”, kështu e përshkroi për gazetën Si shtëpinë ku gratë e familjes Josifi ishin mbyllur prej kohësh

A u vetvra Anisa? Kur? Përse?

Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga laboratori i kriminalistikës, por edhe nga dëshmia e Blertës e cila shpresohet shumë të flasë sapo të përmirësohet. “Ne kemi shumë dyshime, – pohoi , – se çfarë ka ndodhur me grate, nëse ato u ndihmuan edhe nga të tjerë për të mumifikuar Anisën apo ku e mësuan këtë teknikë”.

“Në shtëpinë e tyre ishte vetëm një telefon i vogël, jo smart phone që do të thotë se nuk e kanë mësuar në internet. Ato nuk kishin as drita dhe as internet”, shtoi një agjent tjetër që mendon se ndërprerja e këtyre burimeve ishte për shkaqe të indoktrinimit të tyre, gjatë fazës që ato e konsideronin “për ringjalljen”

Dëshmitarët e shumtë që i njihnin të treja janë bindës kur thonë se e para u vetizolua Anisa, fytyra e të cilës pothuajse u harrua nga banorët. Ndaj dhe për prokurorët dhe policinë, hetimi ka nisur duke e kthyer shiritin nga e kaluara.

Ndërkohë që janë ende larg zbulimit të vendit, sallave dhe personave të ngjashëm që ato frekuentonin dhe që predikojnë rikthimin në jetë duke u vetvrarë./Gazeta Si

Pas

Aksident fatal në Fier, makina përplas këmbësorin

Para

“Si përgjoheshin nga Sigurimi anëtarët e Partisë, jeta private, lidhjet që kishin dhe sherret në familje

Para
“Si përgjoheshin nga Sigurimi anëtarët e Partisë,  jeta private, lidhjet që kishin dhe sherret në familje

“Si përgjoheshin nga Sigurimi anëtarët e Partisë, jeta private, lidhjet që kishin dhe sherret në familje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar