• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vendimi i papritur i Ramës/ Shkarkon drejtoreshën e tenderave një vit para mbarimit të mandatit (EMRI)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vendimi i papritur i Ramës/ Shkarkon drejtoreshën e tenderave një vit para mbarimit të mandatit (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një vendim i papritur është marrë së fundmi nga kryeministri Edi Rama.

Mësohet se ai ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Tenderave Evis Shurdha, njeriu që jepte verdiktin për ligjshmërinë e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve.





Ndërkohë faqja zyrtare e kryeministrisë ka bërë publik lajmin duke hapur dhe garën për zëvendësimin e saj, ku jepet një afat prej 4 ditësh.

Shurdha ka qenë në detyrën e Kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik që prej datës 21 shtator 2013 dhe kishte një mandate 5-vjeçar. Kështu ajo do duhej të ishte në këtë detyrë deri në 21.09.2021.

Ende mbeten mister arsyet e largimit të papritur të drejtoreshës.

NJOFTIMI ZYRTAR I KRYEMINISTRISE

Në mbështetje të neneve 19/2, 19/3 (pikat 2 e 3) e 19/5 (shkronja ʺaʺ, e pikës 1), të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”, shpallim njoftimin për aplikim për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar;
    b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    c) Të ketë arsim të lartë në drejtësi;
    ç) Të ketë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune, nga të cilat, të paktën, 3 (tre) vjet në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 (dy) vjet në një pozicion drejtues;
    d) Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
    dh) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi dhe të mos jetë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. a) Kërkesë për aplikim;
    b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur);
    c) Diplomë e arsimit të lartë (e noterizuar);
    ç) Librezë pune ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
    d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
    dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të
    ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen,
    emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
    e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
    ë) Çdo dokument tjetër shtesë që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 11, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

⦁ Vlerësimi:

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve, bën vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve dhe publikon në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së vlerësimit paraprak të dosjeve, bën vlerësimin me pikë të tyre, sipas parashikimit të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”.

Pas vlerësimit të jetëshkrimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë, për të cilën do të njoftohen për datat përkatëse të zhvillimit të saj.

Lista e kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, renditur sipas pikëve të marra, do të publikohet në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Me qëllim vijimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri më 26 qershor 2020

 

Pas

E rëndë/ Viktima më e re deri tani, ndërron jetë 34-vjeçarja në Spitalin Infektiv

Para

Akuzohet për plagosje dhe gjobëvenie ndaj biznesmenit të ndërtimit, policia arreston të riun

Para
Akuzohet për plagosje dhe gjobëvenie ndaj biznesmenit të ndërtimit, policia arreston të riun

Akuzohet për plagosje dhe gjobëvenie ndaj biznesmenit të ndërtimit, policia arreston të riun

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve

nga Fast News
12:37 | 01/09/2025
0

Gati ura më e lartë në botë, vendi ku po ndërtohet dhe sa do të kushtojë

Gati ura më e lartë në botë, vendi ku po ndërtohet dhe sa do të kushtojë

nga Fast News
09:00 | 01/09/2025
0

Sigurimi i fermerëve, ja sa duhet të paguajnë për t’u përfshirë në skemë

Sigurimi i fermerëve, ja sa duhet të paguajnë për t’u përfshirë në skemë

nga Fast News
08:30 | 01/09/2025
0

20 vite punë dhe 815 milionë euro, Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

20 vite punë dhe 815 milionë euro, Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

nga Fast News
08:00 | 01/09/2025
0

Recent News

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve

12:37 | 01/09/2025
Gati ura më e lartë në botë, vendi ku po ndërtohet dhe sa do të kushtojë

Gati ura më e lartë në botë, vendi ku po ndërtohet dhe sa do të kushtojë

09:00 | 01/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar