• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ulet numri/ Ja sa raste të reja me COVID19 ka sot në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ulet numri/ Ja sa raste të reja me COVID19 ka sot në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Kështu, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 tw prekur me COVID19.





Të dhënat janë bërë me dije nga dr. Rovena Daja në komunikimin e përditshëm zyrtar që bën Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua dhe shifra më e lartë e rasteve të reja për një ditë, ku u shënuan 82 të infektuar.

Shpwrndarja gjeografike e 50 tw infektuarve wshtw: 12 raste janë në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnje 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

 

 

Pas

Lajm i mirë nga Maqedonia/ Hapen kufinjtë tokësorë, por këto janë kushtet për udhëtarët

Para

OFL nuk ndalet/ Kërkon deklarimin e pasurisë për 4 ‘të fortë’ në Shkodër e Tepelenë (EMRAT)

Para
OFL nuk ndalet/ Kërkon deklarimin e pasurisë për 4 ‘të fortë’ në Shkodër e Tepelenë (EMRAT)

OFL nuk ndalet/ Kërkon deklarimin e pasurisë për 4 ‘të fortë’ në Shkodër e Tepelenë (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar