• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tiranë / Vajza e tronditur tregon historinë: Maniaku më nxjerr organin gjenital te Liqeni (Video)

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Tiranë / Vajza e tronditur tregon historinë: Maniaku më nxjerr organin gjenital te Liqeni (Video)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas lajmit të bërë publik se 15-vjeçarja u abuzua seksualisht nga roja e shkollës, ka nxitur që mjaft persona të tjerë të ndërgjegjësohen duke bërë publike dhe historitë e tyre të ngacmimit seksual.

Ndërkaq, bëhet fjalë për Viktorian, një vajzë e cila ka treguar historinë e saj të ngacmimit seksual që ka ndodhur kohë më parë.





Përmes një video të publikuar në Instagramin e saj, ajo tregoi se gjatë një shëtitje nga liqeni është përballur me një ngjarje që e ka tronditur. Më konkretisht, e ndodhur vetëm në një stol tek Liqeni Artificual i Tiranës, e reja ngacmohet nga disa djem si dhe shahet e ofendohet me fjalë banale. Por nuk mbaron me kaq, një prej tyre i tregon organin e tij gjenital.

Ndër të tjera në video Viktoria apelon që t’i kushtohet më shumë rëndësi këtij fenomeni që ndodh rëndom në Shqipëri dhe sidomos në Tiranë.

Deklarata e Viktorias:

Isha nga liqeni, ishte ora rreth 6-7 e pasdites, kishte shumë lëvizje. Në një moment isha ulur në një stol dhe po pushoja dhe afrohen dy çuna të rinj, rrinë si bufa…nuk flasin, thjesht më shikojnë. Po prisja që të iknin por nuk po iknin prandaj iu ktheva “Keni humbur gjë?”, më thanë “s’na ka humbur gjë, por po të shikojmë”. Njëri prej tyre filloi të fliste me fjalë shumë të pista, unë të bëj kështu, unë të bëj ashtu.

Unë nuk thashë asgjë. U përpoqa t’i injoroj dhe ky personi me këto fjalët e “bukura” filloi të ulte pantallonat e tij dhe të nxirrte organin gjenital jashtë. U shokova. Më ka ndodhur dhe herë tjetër, kur dal nga liqeni kam hasur shumë perversa, maniakë, kanë qenë moshë e madhe, mbi 50 vjeç. Kanë ulur pantallonat ndërkohë që po ecja. Këto më bënë përshtypje se ishin çuna të rinj, uli pantallonat dhe po më thoshte “shikoje, shikoje”. Unë nuk po e shikoja dhe në momentin që u ktheva kisha celularin në dorë dhe i bëra një foto.

Kishte shumë njerëz vërdallë atë ditë dhe atij nuk i interesoi fare kjo gjë. Kjo gjë më shqetëson sepse ndodh shumë shpesh. Unë do jem e para që do jem në protestë. Shpresoj që të jeni dhe ju sepse duhet ta luftojmë këtë gjë. Mua më vjen shumë keq që këto ngjarje ndodhin akoma dhe nëse nuk flas unë, nëse nuk flet as ti, këto njerëz nuk do të ndëshkohen. Unë u preka goxha dhe fillova të qaj sepse më vjen shumë inat që kjo gjë injorohet. Aty asnjë nuk foli dhe asnjë nuk bërtiti.

Kur ua tregova disa personave gjëja e parë që më thanë ishte “Po pse po rrije vetëm aty?”. Unë nuk duhet të kem frikë të dal apo të ec diku vetëm. Nuk është ky problemi, problemi janë ata njerëz. Kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë.

https://www.instagram.com/tv/CA_HX0kAR_J/?utm_source=ig_embed

Pas

“Për fëmijërinë e vjedhur”/ Gratë në Elbasan sfidojnë shiun dhe protestojnë

Para

Sherr për ullinjtë në Berat, familjet përplasen me sende të forta

Para
Ja sa raste të reja konfirmohen sot me koronavirus në Shqipëri

Sherr për ullinjtë në Berat, familjet përplasen me sende të forta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar