• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Testet një dëshmi e injorancës së ministres së Arsimit”, “shpërthen” Rama për provimet e maturës

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zv.kryetari i  LSI-së, Luan Rama ka reaguar për protestën e sotme që janë bërë nga nxënësit për provimet e maturës.

Rama shkruan, në postimin e tij në Facebook, se testet e këtij viti janë një dëshmi e injorancës së ministers së Arsimit.

Ndër të tjera, ai thotë se testet e këtij viti janë kthyer në një makth për maturantët, pas ii vënë ato përpara një labirinthi pyetjesh pa kuptim dhe nuk kanë mundësi të shprehin njohuritë e fituara.

“Testet e provimit të maturës, si dëshmi e injorancës së ministrisë së arsimit. Mirëpo në fakt, provimet e këtij viti ca më shumë se një vit më parë, janë kthyer në një makth e për më keq se kaq, testet e përgatitura nga QSHA, institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit, në vend që t’iu japin maturantëve mundësinë të shprehin gjithë njohuritë e fitura, i venë ata, pra maturantët, përballë një labirinthi pyetjesh pa kuptim, pa përmbajtje e për më tepër, në tërësi i venë përballë pyetjesh që janë dëshmi e injorancës së atyre që i kanë përgatitur”, shkruan ndër të tjera Rama.

Sakaq ai ka publikuar një nga kërkesat e testit të Anglishtes. “Për ta bërë më të qartë arsyen se përse matura shtetërore është një dështim dhe po aq, edhe një sistem fyes e tallës për maturantët, po ju sjell një shembull nga testi i gjuhës angleze, të zhvilluar gati dhjetë ditë më parë, e gjithësecili prej jush të verë veten në provë që t’u japë përgjigje pyetjeve të testit të ministrisë së Besës së qeverisë së Edi Ramës”, shton më tej ai.

Postimi i plotë i Luan Ramës: Një shembull dhe një problem:

TESTET E PROVIMIT TË MATURËS, SI DËSHMI E INJORANCËS SË MINISTRISË SË ARSIMIT

Provimet e maturës kanë qenë e në fakt do të duhet të jenë gjithmonë një moment shumë i rëndësishëm, për maturantët vetë po e po, por edhe për prindërit e tyre, për mësuesit, për shkollën e për gjithë shoqërinë.

Sepse, aq sa janë mbyllja e një periudhe të rëndësishme të sistemit të shkollimit dhe edukimit, janë edhe nisja e një etape të re në jetën e maturantëve, të etapës së përballjes me sfidat e jetës.

Mirëpo në fakt, provimet e këtij viti ca më shumë se një vit më parë, janë kthyer në një makth e për më keq se kaq, testet e përgatitura nga QSHA, institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit, në vend që t’iu japin maturantëve mundësinë të shprehin gjithë njohuritë e fitura, i venë ata, pra maturantët, përballë një labirinthi pyetjesh pa kuptim, pa përmbajtje e për më tepër, në tërësi i venë përballë pyetjesh që janë dëshmi e injorancës së atyre që i kanë përgatitur.

Pa asnjë tendencë negativiste, më duhet të them se sistemi i maturës shtetërore është një dështim, siç është në fakt dështim e gjithë politika arsimore që po zbatohet pa asnjë vizion e pa asnjë shenjë horizonti se ku duhet të mbërrijë shkolla jonë dhe i gjithë sistemi ynë arsimor.

Për ta bërë më të qartë arsyen se përse matura shtetërore është një dështim dhe po aq, edhe një sistem fyes e tallës për maturantët, po ju sjell një shembull nga testi i gjuhës angleze, të zhvilluar gati dhjetë ditë më parë, e gjithësecili prej jush të verë veten në provë që t’u japë përgjigje pyetjeve të testit të ministrisë së Besës së qeverisë së Edi Ramës.

Ja njëra nga kërkesat e testit:

Në anglisht:
“Jane ëas the 7th out of 8 children.
Ëhat child ëas jane?
A. The first one,
B. The second one,
C. The 5-th one,
D. Or the last one?

(Përkthimi i testit në shqip:
Xhein ishte e shtata nga tetë fëmijë.
Cili fëmijë ishte Xhein?
A. Fëmija i parë,
B. Fëmija i dytë,
C. Fëmija i pestë,
D. Fëmija i fundit?)

Dhe tani, le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve të testit, në anglisht apo në shqip, zonja ministre e arsimit apo edhe vetë zotëria kryeministër i saj, e pastaj le të na tregojnë përralla për maturën shtetërore dhe për sistemin e tyre arsimor!

Pas

Vr*u një grua, ekstradohet shqiptari në Zvicër

Para

Atentati te “Komuna”/ “Ma këpute zemrën Daja”, postimi prekës i ortakut të viktimës

Para
Atentati te “Komuna”/ “Ma këpute zemrën Daja”, postimi prekës i ortakut të viktimës

Atentati te “Komuna”/ “Ma këpute zemrën Daja”, postimi prekës i ortakut të viktimës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar