• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Të infektuar nga pandemia/ Ja sa raste të reja konfirmohen sot në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Të infektuar nga pandemia/ Ja sa raste të reja konfirmohen sot në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka të ndalur rritja e shifrave përsa i përket të infektuarve me COVID19 në Shqipëri.

Mësohet se në 24 orët e fundit, janë testuar 344 personaa, ku kanë dalë pozitivë 78 prej tyre.





Ndërsa qytetet ku numërohen sot më shumë të infektuar janë: Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit 33 qytetarë janë shëruar. 1215 është numri i të shëruarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë. Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

76 të shtruar te Infektivi – Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

33 të shëruar sot – Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

894 persona aktivë – Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)
Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2

Apeli për qytetarët – Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda. Ruani distancën fizike në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve. Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Pas

Policia që duam? Shikoni kërdinë që bëjnë efektivet e rrugores në autostradën Levan-Vlorë

Para

Shpërthim i të infektuarve/ Ky është qyteti në Shqipëri me më shumë raste të reja

Para
Shpërthim i të infektuarve/ Ky është qyteti në Shqipëri me më shumë raste të reja

Shpërthim i të infektuarve/ Ky është qyteti në Shqipëri me më shumë raste të reja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar