• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sot shifër alarmante/ Si kurrë më parë, konfirmohen 69 persona me koronavirus në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Sot shifër alarmante/ Si kurrë më parë, konfirmohen 69 persona me koronavirus në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shifra e sotme e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri konsiderohet alarmante.

Kështu, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 69 raste të reja me COVID19.





Të dhënat i bëri me dije shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini.

Ajo tha se për një ditë janë testuar 319 persona.

Ndërkohë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 11 të shëruar, mes tyre dy janë personel shëndetësor.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Gjatë javës së fundit ka rezultuat rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave. Kanë vijuar me intensitet testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se ditet e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qendroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese kur nuk mund te ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qendroni. Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127.

 

Pas

U kapën duke i vënë tr*tolin një banese, arrestohen 2 vlonjatët me precedentë penalë (EMRAT)

Para

Shifrat e larta shqetësojnë Manastirliun, kjo është lutja që ka për të gjithë qytetarët (VIDEO)

Para
Shifrat e larta shqetësojnë Manastirliun, kjo është lutja që ka për të gjithë qytetarët (VIDEO)

Shifrat e larta shqetësojnë Manastirliun, kjo është lutja që ka për të gjithë qytetarët (VIDEO)

Të Gjitha

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

nga Fast News
12:00 | 25/06/2025
0

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

nga Fast News
11:30 | 25/06/2025
0

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

nga Fast News
11:21 | 25/06/2025
0

Dietat përkeqësojnë depresionin

Dietat përkeqësojnë depresionin

nga Fast News
10:30 | 25/06/2025
0

Recent News

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

12:00 | 25/06/2025
Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

11:30 | 25/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar