• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Situatë shqetësuese/ Tre viktima për 24 orë, ja sa raste të reja konfirmohen sot në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Situatë shqetësuese/ Tre viktima për 24 orë, ja sa raste të reja konfirmohen sot në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dita-ditës situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese për shkak të COVID19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona.





Bëhet fjalë për një 44 vjeçare nga Durrësi, një 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Tirana, të tre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa përsa i përket  rasteve të reja sot, konfirmohen 69 të infektuar.

Të dhënat i ka bërë me dije dr.Flutura Beqo në komunikimin e përditshëm.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)

Testime totale                         27034

Raste pozitive                          2535

Raste të shëruara                      1459

Raste Aktive                             1014

Humbje jete                              62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   370

Durrës   212

Shkodër               156

Vlorë     106

Fier                        49

Lezhë    43

Korçë     28

Kukës    18

Elbasan                 13

Gjirokastër 7

Berat      6

Dibër     6

Pas

NDIZET ALARMI/ Në Kinë shfaqet një tjetër virus shumë i rrezikshëm

Para

Nesër hapen kufinjtë/ BE nxjerr listën e shteteve të sigurta, por a bën pjesë Shqipëria?

Para
Nesër hapen kufinjtë/ BE nxjerr listën e shteteve të sigurta, por a bën pjesë Shqipëria?

Nesër hapen kufinjtë/ BE nxjerr listën e shteteve të sigurta, por a bën pjesë Shqipëria?

Të Gjitha

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

nga Fast News
12:41 | 24/05/2025
0

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

nga Fast News
12:35 | 24/05/2025
0

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

nga Fast News
12:31 | 24/05/2025
0

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

nga Fast News
12:30 | 24/05/2025
0

Recent News

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

12:41 | 24/05/2025
Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

12:35 | 24/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar