• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Piktori që ka në dorë shëndetësinë”/ Ish-deputeti: Rama ka mbushur opinionin publik me lajme të rreme

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Piktori që ka në dorë shëndetësinë”/ Ish-deputeti: Rama ka mbushur opinionin publik me lajme të rreme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, thotë se shifrat e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta. Sipas tij, ato janë përdorur nga kryeministri Rama për të fshehur situatën reale dhe për t’u shitur shqiptarëve një sukses që në të vërtetë është i rremë. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në studion e emisionit “Në fokus”, Tavo tha se Rama ka de fakto rolin e kreut të Komitetit të Ekspertëve.

“Asnjëherë grafiku që ka paraqitur qeveria nuk ka qenë serioz. Është normale që të ketë rritje pas hapjes. Ka pasur keqinformim të popullatës për rastet e infektuara me Covid. Rastet e para për të fshehur realitetin dhe për të nxjerrë në pas suksesin imagjinar të qeverisë. Prandaj bëhet testimi vetëm në dy laboratore, ISHP dhe QSUT, vetëm e vetëm që të mos dalë e vërteta. Ka bërë izolimin total të popullsisë, por ka lënë call centerat dhe fasoneritë të hapura. Është ngritur një komitet ekspertësh, por në fakt kryeeksperti ishte ai që dilte mëngjes-drekë-darkë në televizor dhe bënte deklarata mbi situatën si të ishte mjek dhe jo piktor”, tha ai.



Sipas Tavos, qëllimi i paraqitjes së një situate tjetër nga ajo që ka qenë e vërtetë është mbulimi i abuzimeve të qeverisë.

“Kemi një njeri që ka mbushur opinionin publik me lajme të rreme, vetëm për të justifikuar vjedhjet galopante të qeverisë, tenderat abuzivë dhe aspak transparentë, pagesat e ndryshme disa miliona euro për koncesione dhe kulmi ndërhyrja në orët e para të mëngjesit për të prishur Teatrin Kombëtar”, tha ai.

Tavo tha se Rama është i vetmi kryeministër që doli në ekran gjatë gjithë kohës, duke lënë në hije mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë.

“Kur lihet në dorë të një piktori të merret me shëndetësinë është qesharake. Keni parë ju kryeministër tjetër të dalë në ekran mëngjes drekë-darkë dhe të bëjë deklarata shtypi përditë? Jo, janë ekspertët që e bëjnë këtë. Në Shqipëri del kryeministri”, tha ai.

I pyetur në lidhje me rolin e opozitës parlamentare, Tavo tha se deputetët e rinj vetëm të opozitë nuk mund të quhen, pasi kanë votuar në mënyrë të verbër çdo projektligj që qeveria ka çuar në Parlament.

“Janë të jashtëligjshëm, por sot janë në Parlament. Këta deputetë që kanë hyrë si pjesë e opozitës, vetëm opozitë nuk kanë bërë. Kanë votuar në mënyrë të verbër çdo projektligj të paraqitur nga maxhoranca. Janë kthyer në marioneta të kryeministrit. Kanë votuar edhe për projektligje antikushtetuese”, tha ai.

Pas

Shqipëria nuk bëhet?/ Spiropali: I biem në qafë, ajo i ka të gjitha

Para

Gjirokastër/ Konflikti për tokën, arrestohet autori i vra*jes

Para
Kërcet arma në Elbasan, plagoset një person në banesë

Gjirokastër/ Konflikti për tokën, arrestohet autori i vra*jes

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar