• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja, Manastirliu del me një mesazh. Ja çfarë thotë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja, Manastirliu del me një mesazh. Ja çfarë thotë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Kështu, dje kishte 36 persona të prekur ndërsa sot 42.





Kjo situatë e krijuar tashmë është shqetësuese si për qytetarët ashtu edhe për organet kompetente.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një reagim të gjatë duke u bërë thirrje të gjithe personave të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID19 dhe të mos ulin në asnjë moment vvigjilencën ndaj virusit.

Ajo shton se numri i të prekurve po rritet dhe se pacientët që po marrin mjekim në Spitalin Infektiv kanë ardhur në rritje.

REAGIMI I PLOTE I MINISTRES MANASTIRLIU

Të gjithë ne dëshirojmë një gjë, kundrejt Covid-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri: Ta mundim një herë e mirë, për të mos e patur më mes nesh. Shtete shumë më të zhvilluara se Shqipëria po vazhdojnë të përballen me këtë infeksion. Disa pa e ndërprerë asnjëherë luftën, të tjerë duke luftuar me rikthimin e tij.

Pas hapjes fillimisht graduale, dhe më pas tërësore dy javë më parë, Shqipëria ka ende transmetime komunitare të infeksionit në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Kemi të prekur dhe shtim të numrit të pacientëve në Spitalin Infektiv. Që kur vendosëm për rihapjen, kemi ndarë me ju besimin se gjërat do të shkojnë mirë, vetëm nëse plotësohet një kusht themelor: bashkëpunimi i qytetarëve. Normaliteti i ri nuk do të jetë kurrë si ai i para Covid-19, për sa kohë që asnjë vend i botës nuk ka mundur të gjejë ende, as kurën, as vaksinën.

Për këtë arsye, asnjëri nga ne nuk mund t’i lejojë vetes që, pas rihapjes, të relaksojë dhe neglizhojë masat individuale të higjenës dhe distancimit soial, apo edhe të protokolleve. Sepse kjo do të ishte një “recetë” për përhapje të shpejtë të infeksionit.

Në situatën ku ndodhemi sot, e cila ishte brenda pritshmërive tona kur planifikuam rihapjen, është e domosdoshme që gjithësecili të marrë përgjegjësitë e veta qytetare, me qëlim që të ruajë veten dhe të tjerët.

Sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe puna në terren nuk është ndalur për asnjë çast, për zbulimin e çdo rasti dhe kontakti, për të këputur zinxhirin e infeksionit. Megjithatë, edhe mjekët, heronjtë e gjithëpranuar të këtyre kohëve, pak mund të bëjnë pa bashkëpunimin e qytetarëve, ashtu siç ka ndodhur që në ditën e parë të kësaj luftë. E kam thënë edhe herë tjetër, pak vlen t’i lëvdojmë dhe falënderojmë, nëse vetë nuk bëjmë secili pjesën tonë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ju lutem dëgjojini thirrjet e tyre, dhe informohuni vetëm nëpërmjet institucioneve përgjegjëse shëndetësore. Ju lutem, të mos e ulim vigjilencën dhe të mbrojmë veten, të afërmit, miqtë tanë. Ju lutem, vazhdojmë të bashkëpunojmë për të mos e çuar dëm sakrificën e këtyre muajve, kur të gjithë bashkë, qeveri dhe shoqëri dhamë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit në mbrojtje të shëndetit, nëpërmjet zbatimit të rregullave të higjenës dhe distancimit fizik, si dhe protokolleve të nxjerra nga institucionet shëndetësore.

Pas

Krisje në PS? “Nuk jemi policë rreshti, harrojeni!” Ndreu ia plas në sy Lleshajt: Ia kam thënë dhe Ramës, po e them dhe këtu

Para

OFL shënjestron 4 ‘të fortët’ e rradhës, ultimatumi: Brenda 48 orëve deklaroni pasurinë (EMRAT)

Para
OFL shënjestron 4 ‘të fortët’ e rradhës, ultimatumi: Brenda 48 orëve deklaroni pasurinë (EMRAT)

OFL shënjestron 4 ‘të fortët’ e rradhës, ultimatumi: Brenda 48 orëve deklaroni pasurinë (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

nga Fast News
12:32 | 23/08/2025
0

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Recent News

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

12:37 | 23/08/2025
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

12:32 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar