• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pandemia ‘shtrëngon’ xhepat e shqiptarëve/ Bizneset dhe njerëzit po kursejnë, ja sa u rritën depozitat në maj

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pandemia ‘shtrëngon’ xhepat e shqiptarëve/ Bizneset dhe njerëzit po kursejnë, ja sa u rritën depozitat në maj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në kohë të pasigurta, individët dhe bizneset tentojnë të kursejnë, pasi nuk e dinë se çfarë i pret në të ardhmen, ndërsa hezitojnë të shpenzojnë. Kjo tendencë duket se po materializohet dhe në vend pas pasigurive që janë krijuar nga efekti që Covid-19 po jep në ekonomi, por dhe në shëndetin e popullatës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj depozitat shënuan rritje, ndryshe nga huadhënia që u përgjysmua.

Totali i depozitave në ekonomi ishte 1.05 trilionë lekë në fund të maji, ose gati 8.5 miliardë euro. Në krahasim me muajin e mëparshëm, rritja është rreth 1%. Ndërsa me bazë vjetore (maj 2020/maj 2019), kursimet në ekonomi janë zgjeruar me 5.6%.

Shtimi i depozitave ka ardhur si nga monedha vendase ashtu dhe nga valuta (përkatësisht me 0.7 dhe 0.9%).

Depozitat e korporatave financiare në lekë u rritën me 4.7% në maj, në raport me muajin e mëparshëm. Bizneset kanë frenuar investimet nga njëra anë, në pritje të qartësimit të situatës, dhe nga ana tjetër për disa sektorë është pezulluar dhe shpërndarja e fitimeve.

Edhe individët po tentojnë të kursejnë, por për shkak të interesave të ulëta, preferojnë t’i mbajnë paratë në depozitat me likuiditet të lartë.

Në valutë, kursimet i kanë rritur kryesisht korporatat e tjera financiare si dhe rezidentët.

Në fund të muajit maj, depozitat në valutë përbënin 53.8% të totalit, duke qenë monedha e preferuar e shqiptarëve për të ruajtur kursimet e tyre. Kjo peshë ka mbetur pothuajse e pandryshuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria ka një nivel të lartë kursimesh, që arrijnë në rreth 62% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) ndër më të lartat në rajon, e lidhur dhe me fluksin e lartë të valutës që ka qarkulluar në vend gjatë viteve të tranzicionit.

Revista Monitor

Pas

Çfarë po ndodh në Spitalin Infektiv? Rëndohet situata: 7 pacientë në terapi intensive e 3 të intubuar

Para

E papritur/ Emiliano Shullazi kërkon lirimin në Gjykatën Kushtetuese, ja çfarë u vendos për të

Para
E papritur/ Emiliano Shullazi kërkon lirimin në Gjykatën Kushtetuese, ja çfarë u vendos për të

E papritur/ Emiliano Shullazi kërkon lirimin në Gjykatën Kushtetuese, ja çfarë u vendos për të

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar