Ditën e sotme aksioni i OFL nuk është ndalur, duke i dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 5 personave, ku 4 prej tyre janë nga Tirana dhe 1 nga Kavaja.
Ata janë dënuar për vepra të ndryshme penale.
Kështu, bëhet me dije se ata janë shtetasit:
– Arsen Hysenaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Klajdi Qirjo, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Elvis Muca, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Sejbi Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
– Daniel Meta, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta persona kanë 48 orë kohë që të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.
NJOFTIMI ZYRTAR I OFL
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– K. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
– D. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.