Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar fjalimin e deputetes Rudina Hajdari për shkarkimin e nënës së saj ng VETTINGU.
Sipas Braçes, një qëndrim i tillë nuk është parë asnjëherë në Kuvend.
Zëvendës kryeministri theksoi se Hajdari mposhti llumin burrëror duke e luftuar atë personalisht në pikën më të dobët.
Braçe shprehet se drejtësia e re është ngjitëse për të gjithë.
Postimi i Erion Braçes:
Une nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel;
Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA. Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete!
Por sot njoha nje ane te forte te saj; Te qenit parimore, pertej intetesit te castit, personal, familjar!
Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille; ndaj nuk e keni pare kurre deri tani ne kuvend!
Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete!
E cmoj Rudinen per kete; Kur per kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht.
Por ja qe sot deshmoi forcen e saj;Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!
I mundi perseri! Eshte drejtësia qe te ben te forte; Drejtësia frymezon!
Drejtesia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e paster, eshte me shume se cdo gje, eshte ngjitese me besoni!
Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe!
Tani eshte koha per drejtësinë e re! 100 vite shkuan pa te; Ky eshte shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!