Deputeti Socialist Musa Ulqini ka qenë “preja” e një kamere të fshehtë.
Gazetari Ismet Drishti, i maskuar si mjek, me syze dhe doreza, ka takuar Ulqinin me një lëpirëse në dorë dhe i ka kërkuar ta fusë në gojë, si test për koronavirusin.
“Provoje lëpije, e ndjen shijen apo jo, se duhet bërë kjo gjë. Do jua bëjmë edhe atyre të PD-së,”– dëgjohet të thotë Drishti në video.
Ulqini lëpin lëpirësen dhe thotë se e ndjen. Me kërkesë të Drishtit, ai e lëpin disa herë, për t’u bindur që e ndjen vërtet shijen e lëpirëses.
“Tani e di çfarë do bësh ti…”- i thotë Drishti
“Hë,”– thotë Ulqini.
“Tani do vish te zjarr TV, e njeh atë Ismetin?”– thotë gazetari dhe heq syzet.
Në fund deputeti e kupton që ka rënë pre e një kamere dhe nis të qeshë.