Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lamtumirë Moikom Zeqo! Kush ishte eruditi i madh, në një vend ku rrallë lindin misionarë dijesh

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Lamtumirë Moikom Zeqo! Kush ishte eruditi i madh, në një vend ku rrallë lindin misionarë dijesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Liarda Kondakçiu

Mëngjesin e sotëm, vendi ynë u zgjua në zi dhe pa shkëlqimin e zakonshëm të diellit.

Një nga njerëzit me më shumë vlera dimensionale, që i ka dhënë jo pak historisë, kulturës, e shkrimit në Shqipëri, u nda nga jeta.

I cilësuar si Euriditi i madh, Moikom Zeqo nuk ia doli dot të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë të leuçemisë akute.

Ndonëse prej kohësh, një nga pacientët kronikë të QSUT, fati deshi që Zeqo t’i thoshte lamtumirë kësaj bote nga banesa e tij në Tiranë, streha ku shkroi 62 libra me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Zeqo i dha shpirt letërsise shqipe, duke folur përmes metaforave të lartësishme që u përkthyen në gjuhën angleze, franceze, greke, italiane, serbokroate, bullgare, rumune, poloneze, daneze dhe gjermane.

Veprat e tij do spikasin gjithmonë për një stil lakonik, të ngjeshur dhe nga çdo brez do të mbahet si pionieri i postmodernizmit në letrat shqipe.

Moikom Zeqo, krahasimisht mund të cilësohet si një bibliotekë e gjallë dhe e përjetshme, pasi jo vetëm bëri historinë, por edhe e risolli atë përmes fjalës së poetëve të njohur botëror, këtu mund të ndalemi që nga poezitë e Garcia Lorkes e deri te poeti i shquar amerikan, Wyane Miller, i cili për herë të parë erdhi në Shqipëri me 21 maj të këtij viti.

Nuk u mjaftua me kaq dhe me brishtësinë e tij preku një tjetër fushë të artit. Ai krijoi tre ekspozita vetiake në pikturë, ku përfaqësoi Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe u vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Modestia e historianit fliste gjthmonë pa fjalë. Në janar të vitit 2018, ai i dhuroi rreth 100 libra, bibliotekës publike “Musine Kokalari”, në njësinë 7 në kryeqytet. Me këtë gjest, jo vetëm preku zemrat e shumë lexuesve, por i dha shqiptarëve të të gjitha shtresave mesazhin e qartë që për kulturën në vend të gjithë duhet të kontribuojnë, ndonëse me pak.

Largimi i Moikom Zeqos nga kjo jetë është jo vetëm një dhembje e madhe, një copë shpirti e këputur e kulturës shqipe, por një mungesë që do të mbetet e pazevëndësuar, në një vend ku është shumë e rrallë të lindin sërish misionar të dijes.

Në një kohë kur të gjithë do ta kujtojnë si të përjetshëm, Moikom Zeqo me një prej poezive të tij do të thoshte: “Ka një mrekulli të vdekjes”.

Ka një mrekulli të vdekjes, të saktë

si ligjet kur trupat tanë do të shpërbëhen

në elemente të natyrës,

ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,

si humus e kripëra te rrënjët e një bime,

që ajo të lulëzojë e të hapi petale

e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.

Do të na lulëzojë eshtërat…

Ajme! Po shpirtrat vallë?

Si krijesa ajri do të enden nëpër re,

përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

E bujshme/ Fatmira Hajdari del në Vetting, por këto janë problemet që konstatoi KPK

Para

OFL ultimatum 3 ‘të fortëve’, kush janë të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

Para
OFL ultimatum 3 ‘të fortëve’, kush janë të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

OFL ultimatum 3 ‘të fortëve’, kush janë të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

nga Fast News
22:05 | 08/04/2026
0

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

nga Fast News
21:54 | 08/04/2026
0

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët: SMS mashtruese që synojnë të dhënat e qytetarëve

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët: SMS mashtruese që synojnë të dhënat e qytetarëve

nga Fast News
21:49 | 08/04/2026
0

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”

nga Fast News
21:45 | 08/04/2026
0

Recent News

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

Rama paralajmëron ndryshime në skemën e pensioneve, ja çfarë do të ndodhë

22:05 | 08/04/2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër

21:54 | 08/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora