Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër në Kukës, te Ura e Kolshit. Dyshohet se drejtuesi i kamionit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Polumbarët e Reneas si dhe shërbimet e policisë janë angazhuar për gjetjen e trupit.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ informacion paraprak.
Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.