• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Ky borxh do të dëmtojë kapacitetin tonë”, ish-ministri Bode flet për eurobondin 650 milionë euro

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
“Ky borxh do të dëmtojë kapacitetin tonë”, ish-ministri Bode flet për eurobondin 650 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode tha se eurobondi prej 650 milionë euro, që mori Shqipëria pak ditë më parë ga tregjet ndërkombëtare, është një instrument i përshtatshëm sepse fut para të freskëta në ekonominë shqiptare.

“Instrumenti i zgjedhur për mua është i përshtatshëm. Jo sepse ka kosto më të ulët por sepse është më i sigurt, është më afatgjatë, dhe jep një kontribut në ekonominë shqiptare sepse fut para të freskët në një periudhë që ka nevojë. Deficiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur ndonjëherë vendi dhe ka nevojë të financohet. Sigurisht që borxhet janë kosto shtesë. Nuk shlyhet vetëm borxhi por edhe interesat. Kjo e bën borxhin më të kushtueshëm në krahasim me instrumentet e tjerë, por kur ekonomia kërkon të stimulohet, apo në rastin tonë edhe të fatkeqësisë natyrore, rritja e deficitit dhe borxhit publik bëhet e pashmangshme. Sot e gjithë bota i është drejtuar rritjes së deficitit dhe borxhit publik si instrumente për të zhbllokuar ekonominë si pasojë e pandemisë dhe karantinës”, tha Bode në Ora News.





Ndër të tjera, Bode u shpreh se borxhi përsëri mbetet borxh dhe veç detyrimit duhet të shlyhen edhe interest.

“Ky borxh sigurisht do dëmtojë kapacitetin tonë afatmesëm, afatgjatë për të  marrë borxh dhe për të qenë kompetitivë në tregjet financiare globale, por mendoj që kështu u gjykua për të kapërcyer situatën. Rritja e borxhit publik, përveç nevojës për të shlyer huanë e marrë ndër vite, do të implikojë edhe kostot që vijnë nga interesat e borxhit. Ne kemi kontraktuar një borxh publik  i cili nuk bazohet në norma fikse interesi. Borxhi është i keq në perspektivë, por është i domosdoshëm në një moment të caktuar për të mos bllokuar tërësisht ekonominë apo për të provuar më të keqen që do ishte degradim i ekonomisë së vendit apo i mirëqënies sociale. Është një marrëveshje ose pazar që bën politika e momentit me të ardhmen”, shtoi Ridvan Bode, ish-ministër.

Pas

Ndihmon në shërimin e pacientëve / OBSH: Kërkesa për steroidin arrin majat

Para

Kosova ende në alarm, më shumë të prekur nga pandemia sesa Shqipëria

Para
Kosova ende në alarm, më shumë të prekur nga pandemia sesa Shqipëria

Kosova ende në alarm, më shumë të prekur nga pandemia sesa Shqipëria

Të Gjitha

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

nga Fast News
08:00 | 19/06/2025
0

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

nga Fast News
07:30 | 19/06/2025
0

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Recent News

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

08:00 | 19/06/2025
Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

07:30 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar