Ka përfunduar takimi i opozitës së re në parlament me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe të Bashkimit Europian në rezidencën e SHBA.
E gjithë mbledhja zgjati rreth 90 minuta, në qendër të së cilës ishte Reforma Zgjedhore.
Ambasadorët kanë kërkuar që kryetarët e grupeve të opozitës parlamentare të votojnë ndryshimet që u bënë.
Por deputeti Myslym Murrizi nuk ka qenë i këtij mendimi, duke u shprehur se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshjeje, pasi dhe 3 kushtet që ata kanë vene nuk janë plotësuar ende.
“Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër të pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet. U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Asnjë kusht. Kërkojmë listat e hapura ndryshme nuk votojmë. Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi. Nuk u lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar. administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votën e emigrantëve” tha Murrizi.