• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kartat e identitetit/ Merret vendimi: Ja cila është kategoria që i shtyhet skadenca pa afat

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kartat e identitetit/ Merret vendimi: Ja cila është kategoria që i shtyhet skadenca pa afat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka marrë së fundmi një vendim të rëndësishëm.

Ky lajm i mirë vjen për grupmoshën e shtetasve shqiptarë mbi 75 vjeç.





Projektligji i miratuar nga Komisioni parashikon se afati për letërnjoftimin për këtë grupmoshë do të jetë pa limit, pra për aq kohë sa ata janë në jetë.

Arsyeja pse është marrë ky vendim lidhet me shmangien e kostove të aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike të kësaj grupmoshe.

“Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, propozohet me qëllim zgjidhjen e problematikave me të cilat ndeshen shtetasit shqiptarë. Referohet kategoria e personave mbi 75 vjeç, të cilët meritojnë vëmendje të veçantë nga zbatimi i politikave, programeve shtetërore në ofrimin e shërbimeve publike dhe janë përfitues të programeve shtetërore.

Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 lekë.

Në këtë kuadër, nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje, Ministrisë së Brendshme, propozuese e këtij projektakti dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë.

Gjithashtu, marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t’u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike.

Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë. Në të njëjtën linjë, që nga muaji qershor 2019, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit. Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet.

Në rregullat e reja, të cilat vijnë në linjë me propozimin në këtë projektakt, parashikohet se shtetet anëtare mund të lëshojnë karta identiteti me një vlefshmëri më gjatë për persona të moshës 70 vjeç e sipër.

Nga statistikat e prodhuara nga burimi shtetëror zyrtar, Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010, rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç”.

 

 

Pas

Rëndohet situata në Spitalin Infektiv, rritet ndjeshëm numri i të shtruarve

Para

Akuzohet se vrau Hekuran Billën/ Dalin pamjet, Viktor Marku del në gjyq me maskë

Para
Akuzohet se vrau Hekuran Billën/ Dalin pamjet, Viktor Marku del në gjyq me maskë

Akuzohet se vrau Hekuran Billën/ Dalin pamjet, Viktor Marku del në gjyq me maskë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

nga Fast News
07:30 | 22/08/2025
0

Recent News

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

08:30 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar