• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Je shumë fotozhenike” Basha humor me qytetaren, por ajo ka një kërkesë: Do na i kthesh lekët kur të bëhesh kryeministër?

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Je shumë fotozhenike” Basha humor me qytetaren, por ajo ka një kërkesë: Do na i kthesh lekët kur të bëhesh kryeministër?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme kryeministri Lulzim Basha ka vijuar me takimet në terren, ku ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve.

Ai është përballur dhe me ankesat e ndryshme të tyre, ku ajo më e përhapura ka qenë xhiroja e ulët dhe rreziku për mbylljen e aktivitetit.





Por një bisedë pikante e kryedemokratit me një qytetarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Basha i ka thënë asaj se ishte shumë fotozhenike, mirëpo gruaja edhe pas buzëqeshjes ka mbajtur tjetër qëndrim.

Ajo e ka pyetur liderin demokrat nëse e zgjedhin kryeministër, a do ua kthejë paratë.

“Je shumë fotozhonike, përshëndetje të dashur miq, jemi këtu te dyqani i Beshirëve”, thotë Basha, io cili merr dhe menjëherë vërejtjen e zonjës në fjalë, e cila i kujton se po i kapte vetëm kokën, në kamerën e celularit të tij, ndërsa e ka pyetur kreun e PD-së nëse kur të vijë në pushtet do iu bëjë ndonjë subvencion tregtarëve.


“Jemi këtu tek dyqani im, dyqani i Beshirëve. S’kemi marrë kokërr leku, të shkojmë t’ia marrim Edi Ramës atje në Surrel. Të na kthejë lekët o vëlla që na mbajti. Si t’ja kërkojë unë qiraxhiut se gjynah edhe ai. Dola mora pare borxh unë për ato dy muaj. Ishalla kur të vini ju na i jepni ato lekë (Shkel syrin), apo s’do na i ktheni?”, shprehet gruaja në video.

“Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”,- tha Basha. Sipas kryedemokratit, qytetarët duhet të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune.

“Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia. Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë”, deklaroi Basha në video-mesazh.

 

Pas

“Kemi tre kushte” Edhe pas takimit me Yuri Kim opozita e re nuk bindet, sërish kundër Reformës Zgjedhore

Para

Merret vendimi i shumëpritur, ja kur do të rinisë lëvizja në Bashkimin Europian

Para
Merret vendimi i shumëpritur, ja kur do të rinisë lëvizja në Bashkimin Europian

Merret vendimi i shumëpritur, ja kur do të rinisë lëvizja në Bashkimin Europian

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar