Nxirësit natyral përgatisin lëkurën per rrezatimin e diellit si dhe stimulojnë prodhimin e melaninës, duke siguruar një nxirje homogjene dhe të qëndrueshme.
Le të shohim se si të përgatitim nxirës natyral vetë dhe si t’i përdorim ato për të marrë një lëkurë të nxirë në mënyrë perfekte gjatë gjithë verës.
Kur dhe si t’i përdorim nxirësit natyral
Nxirësit natyrore kanë për qëllim përgatitjen e lëkurës për rrezet e diellit dhe stimulimin e prodhimit të melaninës, duke favorizuar një nxirje të homogjenizuar dhe të qëndrueshme.
Falë veprimit antioksidues, zbutës dhe ushqyes të vajrave për nxirje te pregatitur vete, ne gjithashtu mund të kundërveprojmë efektet e plakjes së lëkurës, të mbajmë lëkurën elastike dhe të butë si dhe të parandalojmë dehidratimin e lëkurës për shkak të ekspozimit ndaj diellit.
Nxirësit natyral nuk duhet të përdoren gjatë ekspozimit në diell sepse ato nuk mbrojne ne menyrë efikase lekurën nga rrezet e diellit dhe mund t’ju ekspozojnë ndaj rrezikut të eritemës dhe djegieve. Ato duhet të zbatohen para dhe pas ekspozimit ndaj diellit, ndoshta duke filluar disa javë para se të niseni për pushime.
Në plazh ose në pishinë ju do të duhet të përdorni një mbrojtje të përshtatshme për fototipin tuaj për të shmangur skuqjen, djegiet dhe njollat joestetike.
Le të shikojmë dy receta për të bërë dy produkte natyrore për nxirje ne kushte shtepie, të bazuara në pluhur urukumi dhe vaj karrote.
Vaji I karrotës është i pasur me beta-karotene dhe është shumë i dobishëm për përmirësimin e pamjes dhe ngjyrës së lëkurës. Ai favorizon nxirjen dhe ka një efekt antioksidant të dobishëm për të luftuar plakjen e lëkurës.
Ky vaj për nxirje me karrotë do t’ju japë një ngjyrë të shëndetshme dhe homogjene si dhe një lëkurë elastike.
Përbërësit:
> 70 ml vaj jojoba
> 30 ml oleolite karrote
> 20 pika vaj esencial karrote
> 10 pika vaj esencial të ylang ylang
Procedura :
Pregatitja e këtij vaji është shumë e thjeshtë: mjafton të përzieni vajin jojoba me oleolite të karrotës dhe pastaj shtoni vajrat esenciale. Transferoni me pas vajin në një shishe të pastër dhe të thatë dhe ruajeni atë nga drita dhe nxehtësia deri në tre muaj. Kini kujdes që të mos njollosni rrobat tuaja gjatë aplikimit.
Urukumi (ose anatto) në pluhur perftohet nga fara e Bixa orellana, një shkurre me origjinë në Amerikën e Jugut. Është një pluhur portokalli i pasur me beta-karotene dhe kripëra minerale dhe përdoret për të përgatitur lëkurën për nxirje, duke favorizuar pigmentimin e epidermës. Urukumi gjithashtu mbron lëkurën nga radikalet e lira të prodhuara gjatë ekspozimit të diellit duke luftuar kështu dhe plakjen e lëkurës.
Ky vaj per nxirje me bazë urukumi ushqen dhe hidraton lëkurën duke e bërë atë të butë dhe të brishtë. Lëkura gjithashtu do të shfaqet paksa me ngjyrë duke nxitur kështu nxirjen.
Përbërësit :
> 25 ml vaj jojoba
> 20 ml vaj luledielli
> 5 g pluhur urucumi
> 5 pika Vitamina E
Procedura:
Peshoni përbërësit dhe përziejini të gjithë së bashku në një tas. Mbuloni dhe lërini ato të treten për 24 orë, duke I përzier herë pas here. Në ditën pasuese, filtroni vajin për të hequr pluhurin e urukumit duke përdorur një pëlhurë linoje ose pambuku shumë të shtrënguar.
Transferoni vajin në një enë të pastër dhe të thatë dhe ruajeni atë nga drita dhe nxehtësia deri në gjashtë muaj.
Ashtu siç dhe rekomanduam për vajin e karrotave, edhe në këtë rast kujdesuni që të mos njollosni rrobat gjatë aplikimit.
Burimi: Biovita