• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Denoncimi i gazetarit Çollaku: Ministria e Arsimit, urdhër ndëshkimi ligjor e politik për familjen time

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Denoncimi i gazetarit Çollaku: Ministria e Arsimit, urdhër ndëshkimi ligjor e politik për familjen time
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku

Zemërim, përndjekje, ligjshkelje, abuzim me detyrën, veprime arbitrare, duke shpërdoruar postin, porosi partie. Një shkërmoqje politike ndaj arsimit, duke cilësuar pronë private shkollën, institucionin e shenjtë arsimor. Pak ditë më parë denoncova një sulm të shëmtuar ndaj familjes sime dhe meje njëherësh. Këtë herë, përpjekja e Ministrisë kishte vënë në shenjestër bashkëshorten time Irma Marku, mësuese në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë. Asgjë me detyrën. Asgjë me profesionin.





Asgjë me kolegë dhe nxënës. Asgjë me prindër. Përkundrazi. Një korrektesë matematike, siç pasioni për punën dhe detyra kërkon. Ajo është drejtuese e Sindikatës së Arsimit në shkollë. Hera-herës nuk nguron as përton që të shkruajë, ngrejë zërin ndaj gjërave autoritarë, tej kompetencave të ushtruesve të funksioneve drejtuese. Të përcjellë mendime, ide, me tendencën e mirë të një debati të shëndetshëm. Kthehemi në ngjarjen e fundit radikale. Unë, prej dy javësh, përpara se ofensiva të niste, kisha botuar një dosje për diplomat false në Universitete, çështje që e vijoj ende me kolegët në redaksi.

Irma, pas një shkrimi tepër kritik, si mësuese letërsie, qëllon dashamirëse e thekur e kauzës së Teatrit Kombëtar. Qëlloi një shteg rastësie 17 maji. Teatri u shemb. Opinionet të pafundme në rrjete sociale. Irma bëri “share” një “meme” që qarkulloi e u bë virale në rrjetin FB. Ajo kishte tekst dhe kontekst fenomenin qeveritar të sjelljes së pabesë me artin, trashëgiminë, kulturën.

Ajo përkoi dhe me datën festive të komunitetit GAY dhe “meme” ironizonte qeveritarët me këtë paradoks rastësor date. Nëse një mësuese letërsie, nuk do të zemërohej, do të kishte mangut thelbin e misionit. Këtu nisi preteksti. Nga Ministria e Arsimit, një anonim dërgon kërkesën në agjencitë vartëse dhe në adresë të fundit Drejtorinë e Shkollës. Ishte urdhër.

Të ndëshkohej mësuesja me masën “vërejtje” deri në “paralajmërim për largim nga puna”. I/e fyeri/a anonime, kishte ” bindur” zonjat Shahini e Gjini, Drejtore e Arsimit Parauniversitar kjo e fundit.  Bindja kishte marrë kokëulur të gjithë yesmenët nëpër karrige. Zonja Marku duhej ndëshkuar radikalisht, për qëndrimin e saj në FB ndaj qeverisë dhe mendimit të saj konservator, sepse zysha mendon ndryshe për familjen. Urdhërat politikë ishin të nxehur fort. Ndëshkojeni patjetër!!!

Një email anonim. Kundër një qëndrimi personal për një çështje joarsimore. MASR, ZVAT, Drejtoria e Shkollës “Ismail Qemali”, DPAP, vendimet e kthim-përgjigjet e të cilëve do i publikojmë në detaje, kanë lënë pa përgjigje shumë pyetje. A kanë bazë ligjore të kontrollojnë mendimet individuale për fenomene shoqërore, të cilat janë sanksionuar në ligj? A quhet diskriminim që anëtari anonim i komunitetit të urdhërojë ndëshkimin e një ndividi që mendon ndryshe për sjelljen në shoqëri dhe familje? A është ky një standard vlerësimi bazuar në ligj dhe rregullore, se si duhet mbajtur qëndrimi jashtë punës për ngjarje të tillë?

A ka kontrolluar Ministria e Arsimit dhe drejtoritë përkatëse faqet sociale të mbi 30 mijë mësuesve? A kanë në telefonat e tyre, tre drejtueset e shkollës, porositë në sms apo biseda të gjata telefonike me eprorët, për të raportuar ndëshkimin? A janë këta gati të përfaqësojnë në Gjykatë anonimë, të cilët mund t’i kenë krijuar vetë? Kjo për të nisur botimin…ditë  pas dite…Vijon..

Pas

“Taksimi ‘Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve”, Basha shpalos premtimin pë taksat

Para

Kuptimi i Mekës, qytetit më të shenjtë në fenë Islame

Para
Kuptimi i Mekës, qytetit më të shenjtë në fenë Islame

Kuptimi i Mekës, qytetit më të shenjtë në fenë Islame

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar