27 qershori është data e skalitur në historinë e Shqipërisë dhe në memorien e atyre mijëra shqiptarëve çam që u larguan përdhunshëm nga trojet dhe shtëpitë e tyre nga andartët grek me në krye Napolon Zervën.
Për këtë ditë të shënuar, inxhineri i njohur, ish-kreu i IKMT, Erion Softa ka publikuar një mesazh të veçantë.
Si pjesëtar i komunitetit çam dhe pasradhës i atyre që me dhunë të tmerrshme u detyruan të largohen nga Çamëria, Softa e cilëson këtë ditë si një moment reflektimi për të parë se çfarë është bërë në gjithë këto vite për këtë çështje dhe se si duhet vepruar në të ardhmen.
Softa shigjeton ata aktorë të politikës, por edhe jetës publike, që në këto vite kanë pasur mundësinë dhe kanë pretenduar se kanë përfaqësuar këtë komunitet, por vetëm sa e kanë përdorur atë për përfitimet e tyre personale.
Gjithsesi, përtej kësaj panorame jo aq pozitive, ai shprehet shpresëplot se kauza çame në fund do të triumfojë.
Postimi plotë:
27 qershor 1944 – 27 qershor 2020
Dite per te reflektuar,dite per te kthyer koken pas dhe per te menduar cdo te behet ne vazhdim.
U mbushen 15 vite qe kete histori e administrojne individide te “padenje”.
Koha per te gjetur force e per ti dhene rruge djemve e vajzave te shkolluar e kultivuar me dashuri dhe energji pozitive per te kontribuar ne zgjidhjen e Ceshtjes Came.
Sa per te tjeret do ti gjykoje historia per histerine e pangopesine me te cilen e trajtuan duke hyre ne analet e personave te inkriminuar dhe te politikes se rruges.
Çameria do te benet