Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Atentati në Elbasan/ Kush është Ardian Çapja që shpëtoi për herë të tretë, si nisën përplasjet 15-vjeçare

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Atentati në Elbasan/ Kush është Ardian Çapja që shpëtoi për herë të tretë, si nisën përplasjet 15-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditja e sotme nisi me një ngjarje tronditëse për Elbasanin.

Pas një atentati të mirëorganizuar, u plagos 55-vjeçari Ardian Capja, emër i njohur në qytet.

Ai është qëlluar në rrugicën pas banesës së tij nga një makinë në ecje, duke marrë një plumb në shpatull.

Grupi hetimor zbardhi disa minuta pas ngjarjes se Ardian Çapja ishte qëlluar nga një armë automatike e modifikuar si snajper. Ndërsa autorët dogjën automjetin, një furgon pasagjerësh me targa ta falsifikuara, në zonën e Fushë-Mbretit.

Ai tashmë është transportuar në Spitalin e Traumës ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kujtojmë se konflikti i fisit Çapja në Elbasan është i hershëm dhe daton që prej vitit 2005.

Atentati i tretë
Ky është atentati i tretë ndaj Ardian Çapjas. Ai i ka shpëtuar edhe dy atentateve në të kaluarën, në gusht dhe dhjetor të vitit 2017. Edhe dy atentateve të mëparshme ai u ka shpëtuar me plagë të lehta.

Në gusht 2017, shtëpa e Çapjave u sulmua me predhë antitank. Edhe atëherë objektiv ishte Ardian Çapja.

Ndërsa 6 muaj më pas, në dhjetor 2017, ndaj Ardian Çapjes u hap zjarr nga një automjet në lëvizje. Persona të paidentifikuar kanë survejuar zonën për disa kohë dhe kanë parë që Ardiani ka qenë shumë pranë lokalit të tij, duke lëshuar breshëri plumbash, por nga ngjarja fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Konfliktet që nga viti 2005
Kujtojmë se 55 vjeçari Ardian Çapja u ka shpëtuar më herët të paktën dy atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra që fisi i tyre ka pasur në qytetin e Elbasanit. Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

Vrasja e Sokol Çapjes
Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

Pas

“Dy lajme të mira nga koronavirusi” Epidemiologu i njohur jep shpresë për të gjithë shqiptarët

Para

“Dashuria ime e madhe” Rezarta Shkurta dedikim bashkëshortit për ditëlindje: Ishim shumë të rinj kur u njohëm…

Para
“Dashuria ime e madhe” Rezarta Shkurta dedikim bashkëshortit për ditëlindje: Ishim shumë të rinj kur u njohëm…

“Dashuria ime e madhe” Rezarta Shkurta dedikim bashkëshortit për ditëlindje: Ishim shumë të rinj kur u njohëm…

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora