• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Agron Llakaj drejt largimit nga Vizion Plus? Dyshimet e forta: Nga kontradiktat me drejtuesit te telefonatat me kolegët

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Agron Llakaj drejt largimit nga Vizion Plus? Dyshimet e forta: Nga kontradiktat me drejtuesit te telefonatat me kolegët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi që u përhap në masë javën që shkoi ishte se Agron Llakaj mund të rikthehej në drejtimin e Portokallisë.

Por së fundmi, aktori i cili moderon programin “Al Pazar” në “Vizion Plus” mesa duket nuk e mendon rikthimin në ekranin, ku sipas tij filloi akademia e parë e humorit në Shqipëri.

Ndërkohë, në një prononcim për revistën “Who”, Llakaj ka deklaruar se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht, që do të thotë se i takon një eksperience të arkivuar te kujtimet e së shkuarës.

Në përgjithësi, e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se ‘Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’, nuk është aspak e vërtetë. ‘Portokallia’ është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për ‘Top Channel’ e kam të gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë kiameti! ‘Portokallisë’ i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. ‘Portokallia’ është e ‘Top Channel’ dhe nuk identifikohet me askënd”, tha Llakaj, i cili nuk mohon në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve.

Aktori dhe krijuesi i njohur, aq i dashur për shqiptarët, u shpreh gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus”, me të dyja projektet e tij televizive.



“Sa u takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për ‘Al Pazar’, por edhe për ‘Fake Off’ që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur, do të vendos. Por do të shtoja se njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike, sa s’do t’ia dijë njeri se ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, tha Llakaj duke lënë të hapur mundësinë e shfaqjes në një tjetër logo gjatë sezonit të ri televiziv.

A ka një prapaskenë pas gjithë kësaj “skene mediatike”, të prezantuar nga Agron Llakaj?

Në fakt, po. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Llakaj është në kontradikta me drejtuesit e “Vizion Plus” dhe ka shumë gjasa që ky sezon të jetë dalja e tij e fundit në këtë ekran. Madje, sipas burimeve brenda këtij televizioni, Llakaj ka kaluar jo vetëm 24 orë thashethemnajë, por edhe dilemë të madhe, ndërkohë që ka nisur telefonatat me aktorët e humorit që ai ka njohje, për organizimin e një trupe sa më të kompletuar në televizionin tjetër ku ka plan të shkojë.

Prej 8 vitesh, “Al Pazar” është spektakli i së shtunës në “Vizion Plus”, që mbledh një audiencë të konsiderueshme edhe në matjet televizive. Por për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak.

Pas

Receta e domosdoshme/ Kura me vaj ulliri dhe limon për fuqi gjatë ditës

Para

HISTORIA E VËRTETË E TIRANËS/ Si persekutoheshin lojtarët bardheblu gjatë komunizmit

Para
HISTORIA E VËRTETË E TIRANËS/ Si persekutoheshin lojtarët bardheblu gjatë komunizmit

HISTORIA E VËRTETË E TIRANËS/ Si persekutoheshin lojtarët bardheblu gjatë komunizmit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar