• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A përfundoi mandati i Dvoranit në Gjykatën e Lartë? Ja çfarë vendos KLGJ

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
A përfundoi mandati i Dvoranit në Gjykatën e Lartë? Ja çfarë vendos KLGJ
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë vendosur përfundimin e mandatit të Ardjan Dvorani si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.  Mësohet se relatore e çështjes është Marcela Shehu.

Për këtë çështë kanë folur anëtarët e KLGJ-s, ku kanë argumentuar nëse Dvorani duhet apo nuk duhet të qendrojë në detyrë pas përfundimit të mandatit.





Marcela tha se qëndrimi në detyrë mbi afatin e caktuar cënon parimet e Kushtetutës.

Anëtari tjetër i KLGJ-së, Alban Toro tha se këshilli duhet të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qendruar në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, Brikena Ukperaj u shpreh se nuk gjendet asnjë despozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i katërt, i cili duhet të jetë përzgjedhur në radhët e juristëve të spikatur.

Ndërsa Brunilda Kadiu u shpreh se që në momentin që është betuar gjyqtari i parë përpara presidentit, Dvoranit i ka përfunduar e drejta dhe mundësia që ai të qendrojë në punë.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas refuzimit të një opinioni zyrtar nga EURALIUS dhe OPDAT në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë, pas më shumë se një muaji ngërç, më në fund e fut në pikat e rendit të ditës në mbledhjen e së enjtes

Pika e fundit e rendit të ditës: “Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë.” pritet të ketë një përgjigje nga vetë KLGJ, e cila është e detyruar të zgjidh situatën, pas refuzimit të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të qartë që kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm nga KLGJ.

Kujtojmë se pas më shumë se 1 muaji nga shkresa që KLGJ u nisi OPDAT dhe Euralius ku kërkonte mendim për përfundimin e mandatit të kreut të KED-së, Ardian Dvorani,2 institucionet kanë kthyer përgjigje ku i kërkonin KLGJ-së zgjidhjen e çështjes.

Përgjigja e OPDAT dhe Euralius:

Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një cështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.

Ditën e enjte pritet të zhvillohet mbledhja e KLGJ dhe pritet me interes të shihet nëse do të përfshihet në pikat e rendit të ditës diskutimi për mandatin e Ardian Dvoranit.

Pas

Falimenton firma e njohur? Mbyll 1200 dyqane në gjithë botën

Para

Koronavirusi/ Menaxherja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri: Ekonomia shqiptare mund të zvogëlohet më 5%

Para
Koronavirusi/ Menaxherja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri: Ekonomia shqiptare mund të zvogëlohet më 5%

Koronavirusi/ Menaxherja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri: Ekonomia shqiptare mund të zvogëlohet më 5%

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar