• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet në UT/ “Rama do të grabisë universitetin”, PD: Do çoj drejt zjarrit studentët

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Zgjedhjet në UT/ “Rama do të grabisë universitetin”, PD: Do çoj drejt zjarrit studentët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike, përmes një postimi në Facebook  nëpërmjet ish-deputetit Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Unisversitetin e Tiranës.

Në reagim shkruhet se vendimi për kthimin në auditore të studentëve dhe pedagogëve është një veprim i gabuar. Ky rikthim, sipas Boçit bëhet thjeshtë për të grabitur universitetin me zgjedhje fictive.



Ndërsa më tej, ish-deputeti thekson se Komisionit  Institucional të Zgjedhjeve i ka mbaruar mandate që prej shkurtit ndërsa dje është mbledhur dhe ka hapur garën për zgjedhjet të reja.

Më tej Boçi shkruan se Rama kërkon të grabisë zgjedhjet në UT për ta basur nën kontroll dhe nuk ndalet që të çojë në “zjarr” mijëra studentë dhe pedagogë.

REAGIMI I PLOTË

RAMA, KY GRABITËS SERIAL. Urdhëri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve. Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë. Ndërsa Rama e urdhëroi me dhunë. E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët. E urdhëroi, ndërsa e di mirë që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare. janë mizerabël. E urdhëroi, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë. E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe.

E urdhëroi,  duke rrezikur kështu – siç e shprehu me të drejtë akademik Fuga – jetët e studentëve e pedagogëve. Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?! E qartë dhe ulëritëse! Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës. Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT. Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara. Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet. Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë. Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv. KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt.

Diabolizmi nuk njeh kufij. Datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve. Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim:  Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur. Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale. Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri. Rama para arrivizmit për pushtet politik, nuk kursen asgjë më. Dije e arsimim jo e jo, por siç e dëshmojnë faktet jo fjalët, nuk kursen as shëndetin e njerëzve.

Një ditë më parë Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, zhvilloi dje në mbledhje dhe bëri me dije se ka filluar afati për regjistrimin e kandidatëve dhe ky proces do të përfundojë më 8 maj në orën 16:00. Ndërkohë Rektori, Mynyr Koni, ka bërë me dije se zgjedhjet do të zhvillohen në 12 qershor.

 

Pas

Kur do të zhvillohen zgjedhjet në UT? Rektori Mynyr Koni tregon datën

Para

Karantina i prish festën e ditëlindjes Arbana Osmanit (Foto)

Para
Karantina i prish festën e ditëlindjes Arbana Osmanit (Foto)

Karantina i prish festën e ditëlindjes Arbana Osmanit (Foto)

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar