• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbulohen lidhjet, kush fshihet pas kullës që po ngrihet në qendër të Tiranës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Zbulohen lidhjet, kush fshihet pas kullës që po ngrihet në qendër të Tiranës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në zemër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa, do të ndërtohet një tjetër kullë. Objekti 25 katësh, 85 metra i lartë, do të rrethojë përfundimisht sheshin Skënderbej.

Sipas një denoncimi të bërë nga PD, mësohet se lejen e ndërtimit e ka fituar një kompani e lidhur ngushtë me të dënuarin si trafikant droge dhe anëtar i bandës së Lushnjës, miku i Taulant Ballës, Edmond Bego. Për t’iu fshehur drejtësisë, kompania fituese e lidhur me Edmond Begon e ka ndryshuar emrin nga “Romario sh.p.k” në “Ana sh.p.k”,  pasi “Romario” i dikurshëm i mikut të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, u vu nën hetim nga prokuroria.





Edhe pse i dënuar rreth një dekadë më parë në Itali për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike, kjo nuk e ka penguar të shumëpërfolurin me tre emra që në Shqipëri të paraqitet si një biznesmen i suksesshëm me lidhje deri në kupolën e politikës.

Kush është Edmond Bego dhe lidhja me Taulant Ballën?

Edmond Bego është i njohur gjërësisht nga publiku pas akuzave të opozitës për aferat e tij në zgjerimin e Lanës, për privatizimin e tokave publike dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar pa garë dhe me çmimet më të larta.

Por Edmond Bego njihet edhe për miqësinë e ngushtë me Taulant Ballën.  Numri dy i PS, ka mbrojtur publikisht lidhjen me trafikantin e drogës, me të cilin ka fluturuar plot 57 herë me charter, pa sqaruar arsyen e udhëtimit dhe burimin e parave.

Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që një udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro, por përderisa politika ra dakord që të mos ketë vetting për politikanët, Taulant Balla ndjehet i pashqetësuar për konktaktet me persona me rekorde kriminale. Në fund të vitit 2018, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi fillimin e një hetimi pasuror të bazuar në ligjin anti-mafia ndaj biznesmenit Mond Bega, i njohur gjithashtu me emrat Edmond Bego dhe Manoli Bega.

Sipas të dhënave, Bego është hetuar të paktën edhe dy herë të tjera nga organi i akuzës – në vitin 2010 dhe 2013-të, për akuzat e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe sipas parashikimeve të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.’

Tenderat e fituar

Por pavarësisht të shkuarës kriminale, hetimeve të vazhdueshme nga prokuroria për pastrim parash, Bego vazhdon i qetë aktivitetin e tij. Sipas opozitës, ai fshihet pas disa projektesh dhe tenderash miliona euro.

Biznesmeni i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe organizatë kriminale në Itali, u akuzua nga PD se qëndronte pas një projekti ndërtimi prej 60 milionë eurosh në Tiranë, për realizimin e të cilit është ndryshuar plani urbanistik i kryeqytetit dhe kërcënohen të shemben qindra shtëpi pranë shtratit të lumit Lana.

Po ashtu sipas PD, kompania ‘Inert Express’ – në pronësi të ‘mikut të Taulant Ballës Mond Bega,’ kishte fituar një tender 99 milionë lekë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes edhe pse nuk kishte eksperience në ndërtimin e nënstacioneve elektrike.  Gjithashtu, biznesmeni akuzohet se ka përfituar dhe një tender nga OSHEE me vlerë 3 milionë USD. Sipas opozitës, vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë vitit 2018, janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.

Pavarësisht se ligji shqiptar I ndalon një të dënuari për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale të marrë pjesë në tendera publikë, Edmond Bego ka fituar edhe miliona euro nga tenderat e shtetit. “Qershia mbi tortë” duket se është ky projekt gjigand në zonën më të lakmuar të Shqipërisë.

Edmond Bego, pjesë e bandës së Aldo Bares

Po cila është e shkuara e trafikantit që u bë biznesmen? Disa muaj më parë Gazeta SHQIP publikoi një dokument ekskluziv të policisë italiane, ku konfirmohet se miku i Taulant Ballës ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares. Dokumenti i dates 4 tetor 2004, jep detaje rreth operacionit Bijond, ku u shkatërrua një organizatë kriminale në Monza, e cila drejtohej nga Edmond Bego.

Më tej në dokument thuhet se Bego, miku i Taluant Ballës është pjesë e bandës së Lushnjës, një prej grupeve që ka kryer vrasjet më monstruoze në Shqipëri. /MARRË NGA GAZETA SHQIP

Pas

Del përgjigja për të dashurin e ukrainases që u prek nga COVID-19 në Sarandë

Para

“Më fiksoi kur isha në shkollë”, zbardhet dëshmia tronditëse e minorenes që u abuzua sek’ualisht nga roja

Para
“Më fiksoi kur isha në shkollë”, zbardhet dëshmia tronditëse e minorenes që u abuzua sek’ualisht nga roja

“Më fiksoi kur isha në shkollë”, zbardhet dëshmia tronditëse e minorenes që u abuzua sek’ualisht nga roja

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar