• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vrasje me porosi, pse SPAK kërkoi burg përjetë për ‘killerin’ grek

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Vrasje me porosi, pse SPAK kërkoi burg përjetë për ‘killerin’ grek
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kërkoi burgim të përjetshëm për specialin e forcave greke, Eftimius Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në janar të 2018-ës.

Për të konsideruarin si bashkëpunëtor të tij, Elton Halipajn, SPAK-u kërkoi dënimin me 35 vite burg. Sipas Prokurorisë, Aurel Hoxhallari është porositësi i vrasjes, ndërsa Halipaj ka ndihmuar Eftimiusin duke i siguruar mjetet dhe ndihmuar për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Hoxhallari prej më shumë se një viti ndodhet në arrati, teksa ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë “Arrest në burg” dhënë nga Gjykata.





Të pandehurit nuk e kanë pranuar të jenë autorë të vrasjes, duke pretenduar se kanë njohje me Aurel Hoxhallarin, por nuk kanë kryer vrasje për llogari të tyre. Megjithatë, sipas organit të akuzës, janë kamerat e sigurisë dhe një palë dorashka të gjetura në furgonin me të cilin është larguar, që kanë nxjerrë zbuluar specialin grek.

HETIMET

Referuar hetimeve, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit. Më tej, Prokuroria u shpreh se plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Eftimius Eftimiun prej vitesh. Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Eftimiun dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja.

“Kur janë futur në territorin shqiptar, Aurel Hoxhallari është ndarë nga dy shtetasit grekë duke hyrë në këmbë, ndërsa ata kanë hyrë me automjet”, tha Besnik Muçi, ndërsa shtoi se kjo është bërë që të humbnin gjurmët. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të një viti më parë, sipas Prokurorisë, Eftimius Eftimiu i ka bërë prit Kasmit poshtë banesës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend.

LARGIMI

Gjatë leximit të kërkesës për gjykim, ajo që vihet re është se të tre personat kanë vepruar me efikasitet, ndërsa ditën e ngjarjes nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin me telefon, por me 3 radio transmetues. Këto radio janë gjetur në banesën e Aurel Hoxhallarit, ku edhe u fshehën Eftimiu e Elton Halipaj pas vrasjes. Nga pamjet filmike të sekuestruara është vënë re se autori i krimit është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz Vito” (Furgon), i cili i përkiste shtetasit me inicialet A.D. Ky i fundit, në dëshminë e tij ka shpjeguar se ia kishte shitur dy personave në Tiranë e sa për shitjen, ishte kryer në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, pas qendrës tregtare. Në dëshminë e tij, shtetasi A.D. tregon edhe karakteristikat fizike të dy personave që blenë makinën, përshkrim i përputhshëm sipas Prokurorisë me Elton Halipajn dhe Malvin Dinellarin.

Nga ana tjetër, Halipaj e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë ai që e ka blerë makinën, por për llogari të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurel Hoxhallari. Po sipas kamerave të sigurisë, ky mjet shikohet të futet në banesën e Hoxhallarit, ku disa orë më vonë është bërë edhe arrestimi i ish-specialit grek dhe Halipajt, ndërsa Hoxhallari nuk u arrit të prangosej. /PANORAMA

Pas

Tri muaj në karantinë në Spanjë, aktorja Olta Gixhiari konfirmon lajmin e gëzueshëm

Para

Parashikoi pandeminë e COVID-19, çfarë do të ndodh muajt e ardhshëm sipas shkrimtares angleze

Para
Parashikoi pandeminë e COVID-19, çfarë do të ndodh muajt e ardhshëm sipas shkrimtares angleze

Parashikoi pandeminë e COVID-19, çfarë do të ndodh muajt e ardhshëm sipas shkrimtares angleze

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar