• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vendimi/ Qeveria miratoi garancinë e dytë sovrane prej 150 mln dollarë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Vendimi/ Qeveria miratoi garancinë e dytë sovrane prej 150 mln dollarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi garancinë e dytë sovrane me vlerë 150 milionë dollar. Tashmë, qeveria do të paguajë interest e kredive në banka që do të marrin bizneset të cilat janë në vështirësi ekonomike prej pandemisë.

Ndërkaq, kjo garanci sovrane do të përdoret për investime, kapital për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar i cili është ndikuar nga situate e krijuar.

VENDIMI NGA QEVERIA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E GARANCISË SHTETËRORE TË HUAS ME BANKAT TREGTARE PËR GARANTIMIN E HUAMARRJES SË TREGTARËVE OSE SHOQËRIVE TREGTARE PËR TË MUNDËSUAR FINANCIMIN E NEVOJSHËM PËR RIMËKËMBJEN E AKTIVITETIT TREGTAR TË NDIKUAR NGA SITUATA E KRIJUAR NGA COVID-19, SI EDHE PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE E TË KRITEREVE TË MARRËVESHJES SË GARANCISË DHE MARRËVESHJES SË MIRËKUPTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 e 38, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 57, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me pr

V E N D O S I:

  1. Miratimin e linjës së garancisë shtetërore në vlerën 15 000 000 000 (pesëmbëdhjetë miliardë) lekë, në favor të bankave tregtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, pjesë e skemës së garancisë që do të mundësojë huadhënien për tregtarët dhe shoqëritë tregtare për të siguruar fondet e nevojshme për kapital qarkullues dhe investime për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar që është ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19.
  2. Linja e garancisë shtetërore, që lëshohet në favor të secilës bankë tregtare, është, si më poshtë vijon:

⦁ Raiffeisen Bank sh.a. Albania, deri në vlerën 2 600 000 000 lekë;
Banka Tirana sh.a. deri në vlerën 850 000 000 lekë;
Banka Union sh.a. deri në vlerën 800 000 000 lekë;
Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a. deri në vlerën 1 200 000 000 lekë;
Banka Kombëtare Tregtare sh.a. deri në vlerën 2 550 000 000 lekë;

Banka OTP Albania sh.a. deri në vlerën 1 450 000 000 lekë;
Banka Procredit sh.a. deri në vlerën 600 000 000 lekë;
Banka Alpha Albania sh.a. deri në vlerën 950 000 000 lekë;
Banka Amerikane e Investimeve sh.a. deri në vlerën 650 000 000 lekë;
Banka Credins sh.a. deri në vlerën 2 800 000 000 lekë;
Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a. deri në vlerën 150 000 000 lekë;
Banka e Parë e Investimeve, Albania sh.a.
deri në vlerën 400 000 000 lekë.

  1. Marrëveshjet e garancisë janë sipas kushteve dhe kritereve të marrëveshjes tip që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të drejtë që, pas 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse, nëse është e nevojshme, sipas raportit të strukturës së posaçme ndërinstitucionale, i propozon Këshillit të Ministrave rialokimin e shumës së garancisë, nga huadhënësi që nuk e ka ezuaruar shumën e garancisë në favor të tij te huadhënësi që e ka ezauruar atë plotësisht.
  3. Autorizohet ministri i Financave dhe Ekonomisë për nënshkrimin e marrëveshjeve të garancisë me secilën nga bankat tregtare.
  4. Marrëveshja e mirëkuptimit, e cila nënshkruhet nga huamarrësi, përmban kushtet dhe kriteret sipas marrëveshjes tip të integruar si aneks në marrëveshjen tip të përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi.
  5. Kryeministri miraton me urdhër strukturën e posaçme ndërinstitucionale, e cila monitoron, shqyrton dhe raporton periodikisht pranë ministrit të Financave dhe Ekonomisë në lidhje me ecurinë e garancisë shtetërore, si dhe trajton çështje mbi mbarëvajtjen dhe unifikimin e zbatimit të parashikimeve të kësaj marrëveshjeje.
  6. Ministria e Financave dhe Ekonomisë mund të kërkojë këshillim/asistencë nga Banka e Shqipërisë, gjatë implementimit të marrëveshjeve të garancisë. Ky bashkëpunim mund të rregullohet edhe nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi.
  7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Pas

Lehtësimi i masave anticovid, ja data kur Gjermania do të hapë kufinjtë

Para

Meri Shehu jep lajmin e keq për çiftet e reja: Mos u martoni deri në 7 gusht

Para
Meri Shehu jep lajmin e keq për çiftet e reja: Mos u martoni deri në 7 gusht

Meri Shehu jep lajmin e keq për çiftet e reja: Mos u martoni deri në 7 gusht

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar