• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thirrja e epidemologut shqiptar: E gjithë Shqipëria të bëhet zonë e gjelbër, mos kopjoni Italinë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Thirrja e epidemologut shqiptar: E gjithë Shqipëria të bëhet zonë e gjelbër, mos kopjoni Italinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Epidemiologu shqiptar, Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje në rrjetet sociale se nisur nga shifrat, të gjitha qarqet në Shqipëri duhet të jenë zonë e gjelbër dhe masat duhet të zbuten për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.

Kopjoni studentin më të mirë, Gjermaninë, jo më të keqin, Italinë, shkruan ndër të tjera në postimin e tij në rrjetet sociale.





Nga Ilir Alimehmeti

Masat po lirohen gradualisht!? Por, a po lirohen në kohën dhe me ritmin e duhur? A bën kuptim që kemi zona të kuqe edhe pse kanë fare pak raste? Sa është toleranca e sigurisë?

Këtë pyetje ma bëjnë shpesh miq, kolegë, familjarë, gazetarë por asnjë politikan.

Po ju paraqes përllogaritjen e bazuar mbi vendimin e Qeverisë së Gjermanisë dhe reflektimin në shifrat tona. Pse zgjodha Gjermaninë? Sepse kur nuk ke studiuar për provim, kopjon nga studenti më i mirë (Gjermania) dhe jo nga studenti më i keq (Italia). Gjithashtu, Gjermani ka ecur më keq se Shqipëria për sa i përket COVID-19, me 90 vdekje për 1 milionë banorë në Gjermani, ndërkohë që në Shqipëri janë 11. Kancelarja Merkel deklaroi se masat do të lirohen ndjeshëm duke përdorur si fren sigurie numrin e rasteve të reja 50 raste për 100.000 banorë në javë në një zonë të caktuar. Dhe masat do të vendosen vetëm në këtë zonë!

Si përkthehet për Shqipërinë?

Aktualisht asnjë zonë, bashki apo qark i Shqipërisë nuk i ka 50 raste për 100.000 banorë, nëse bazohemi mbi rastet e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale për datat 2 deri 8 Maj 2020. Sa raste të reja në javë është toleranca maksimale për çdo qark? Konsultoni grafikun në fund.

Në nivel qarku:

Situatën “më të vështirë” e paraqet qarku i Durrësit që ka arritur 11.7% të tolerancës, por që në fakt kjo shifër është e rritur nga Kruja që ndodhet në këtë qark.

I dyti pason qarku i Tiranës, që përfshin edhe Kamzën, me 7.9% të tolerancës së përdorur.

Vijon qarku i Lezhës, ku ndodhet Kurbini, me 6.5% të tolerancës.

Në bisht mbeten Shkodra (5.0%), Fieri (2.8%), Kukësi (2.7%) dhe Elbasani (1.5%).

NË NIVEL QARKU, TË GJITHA QARQET DUHET TË JENË “ZONË E GJELBËR”!

Por kujdes, disa bashki janë më ndryshe dhe duhen analizuar më vete.

Në nivel Bashkie:

Bashkia e Krujës shfaq kuadrin më negativ, me 53.5% të tolerancës së arritur.

Në vend të dytë në barazim janë Kamza dhe Kurbini, me 17.3% të tolerancës së arritur.

Vijon Tirana me nivel tolerance 10.9%.

Në bisht mbeten Shkodra (5.0%), Kukësi (2.7%), Elbasani (1.5%) dhe Durrësi (1.1%).

NË NIVEL BASHKIE, TË GJITHA BASHKITË DUHET TË JENË “ZONË E GJELBËR”!

FLAMUR KUJDESI PËR BASHKINË E KRUJËS!

KUJTESË: Kruja dhe Kurbini nuk e kanë rritjen e rasteve për shkak të lirimit të masave por për shkak të mbajtjes hapur të industrisë fasone. Pra, lirimi i masave është krejtësisht i logjikshëm.

Përgjigja ndaj pyetjeve tuaja miq, bazuar mbi shifra janë: Masat mund të ishin liruar që më herët, pra momenti i duhur është patjetër! Ritmi mund të jetë shumë më i lartë!

(Gjermania ka në plan hapjen e shkollave dhe lejimin e aktiviteteve sportive, gjithashtu nuk e ka të ndaluar lëvizjen edhe pse ka nëntëfish më shumë vdekje se Shqipëria.)

Toleranca është shumë e lartë, mbi 10-fish të rasteve aktuale, me përjashtim të Krujës ku duhet patur kujdes.

Forca miq! Gjithçka po shkon mirë!

 

Pas

A po shpëton Shqipëria nga pandemia e COVID-19? ISHP përgjigjet me shifra

Para

E rëndë në Kamzë, dy punonjës të një kompanie interneti i zë korenti dhe humbasin jetën

Para
E rëndë në Kamzë, dy punonjës të një kompanie interneti i zë korenti dhe humbasin jetën

E rëndë në Kamzë, dy punonjës të një kompanie interneti i zë korenti dhe humbasin jetën

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar