• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Testime edhe për të vdekurit, zbulohet arsyeja pse Maqedonia ka më shumë viktima nga COVID në Ballkan

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Testime edhe për të vdekurit, zbulohet arsyeja pse Maqedonia ka më shumë viktima nga COVID në Ballkan
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut ka bërë zbutjen e masave lidhur me koronavirusin në vend, ndërkohë që numri i të prekurve dhe i viktimave nuk duket se po ndalet. Vendi radhitet në krye të listës për nga vdekshmëria në rajon. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi thotë se kjo ndodh për shkak të testeve që u bëhen edhe personave të vdekur nga sëmundje të tjera.

Maqedonia e Veriut e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në rajon. Vendi me rreth 2 milion banorë ka regjistruar 122 viktima deri tash, mbi 2 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 470 raste aktive. Ekspertët e shpjegojnë këtë me testet e shumta që janë bërë, madje edhe tek personat e vdekur nga sëmundje të tjera, siç thotë drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi:





“Arësyeja kryesore pse tek ne vdekshmëria është më e lartë është se ne jemi ndoshta shteti i vetëm në rajon që kemi bërë teste edhe tek personat pas vdekjes së tyre. Janë rreth 30 raste që janë testuar pas vdekjes dhe arësyja nuk ka qenë koronavirusi por sëmundje të tjera. Mirëpo, është diagnostikuar edhe virusi COVID-19 tek ata, pas vdekjes. Asnjë shtet nuk bën teste për koronavirus pas vdekjes dhe nëse i heqim këto 30 raste, jemi aty diku, njejtë me vendet e rajonit”, thotë zoti Ziberi.

Autoritetet kanë lehtësuar masat shtrënguese në një kohë që numri i të prekurve nga koronavirusi nuk po bie. Është hequr masa e ndalim qarkullimit dhe nga dita e enjte u hapën restorantet dhe kafenetë, megjithëse me një sërë protokollesh.

Doktor Ziberi, thotë se zonat me koronavirus janë të kontrollueshme përkundër shtimit të rasteve të reja. Ai thekson se është pritur që me zbutjen e masave të shtohet numri i të prekurve me COVID-19.

“Tash jemi në fazën e dytë të pandemisë, siç janë dhe shumë shtete të tjerë dhe pas një izolimi të plotë që kemi pasur dhe si shembull në qytetin e Shkupit të cilin ne si Qendër (e Shëndetit Publik) e menaxhojmë, deri sa i kishim masat shtrënguese në fuqi, më 5 maj nuk kemi regjistuar asnjë rast të me koronavirus. Kjo sot nuk është kështu, me që vetëm sot kemi 24 raste të reja. Por, vlen të theksohet se situatën e kemi nën kontroll. Këto janë vatra të kontrollueshme dhe kanë të bëjnë me familje. Kemi raste në një familje me më shumë persona të prekur dhe nuk është i shpërndarë virusi siç ishte në fillim apo në pikun e pandemisë gjithandej”, shprehet Dr. Ziberi

Ditëve të fundit janë regjistruar raste në komunat e Shkupit: Çair, Saraj dhe Butel dhe në Tetovë e rrethinë, ku banojnë shqiptarë dhe këtë zoti Ziberi e ndërlidh me tubimet e njerëzve dhe familjeve gjatë Ramazanit.

“Prandaj duhet të kemi kujdes se virusi është i pranishëm tek ne”, thotë ai.

Tre vdekjet e 24 orëve të fundit kanë ndodhur në Shkup dhe në Tetovë, ndërsa është regjistruar dhe viktima e parë në mesin e punonjësve shëndetësor, një farmacist nga rrethi i Strugës.

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup po bën kontrollin e punonjësve të çerdheve dhe foshnjoreve dhe nga 2000 punonjës janë testuar 1200 ku është diagnostikuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus në këtë mes, tha drejtori i Qendrës, Ziberi. Ndërkohë, në shtëpitë e pleqve janë regjistruar dy raste. Pritet që çerdhet e fëmijëve mund të hapen nga mesi i qershorit, por me mjaft ndryshime dhe masa për të shmangur eventualisht përhapjen e virusit./ Marrë nga Voa

Pas

Çudia e radhës në Elbasan, shikoni si mbushet qyteti nga rreshjet e dendura të breshërit (VIDEO)

Para

Shpërthen në flakë peshkarexha në Durrës, shpëtojnë mrekullisht 3 marinarë

Para
Shpërthen në flakë peshkarexha në Durrës, shpëtojnë mrekullisht 3 marinarë

Shpërthen në flakë peshkarexha në Durrës, shpëtojnë mrekullisht 3 marinarë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar