• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tension i ulët në shtatzani, këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Tension i ulët në shtatzani, këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në përgjithësi jemi mësuar që “të ruhemi” nga tensioni i lartë i gjakut njohur ndryshe si hipertensioni, por jo më pak i rrezikshëm shfaqet edhe presioni i ulët arterial, njohur thjesht si tensioni i ulët i gjakut ose hipotensioni. Humbja e gjakut, çrregullimet e tiroides, shtatzënia, infeksionet e ndryshme, reaksionet alergjike, anemia, mangësitë në ushqyerje mund të jenë disa nga shkaqet që çojnë në tensionin e ulët të gjakut. Tensioni i ulët gjatë shtatzënisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj, si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark. Ai shoqërohet me vështirës në frymëmarrje si pasojë e veprimit të progesteronit dhe zvogëlimit të hapësirës së kafazit të kraharorit, nga shtyrja lart e diafragmës prej uterusit. Për fat të mirë, ju mund ta mbani nën kontroll nëse konsumoni ushqime të caktuara që ndihmojnë për të rivendosur tensionin e gjakut brenda vlerave normale.

Çokollata e zezë
Gratë që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut gjatë shtatzënisë duhet të konsumojnë në mënyrë të moderuar sasi të vogla të çokollatës së zezë. Çokollata e zezë përmban teobrominë, një përbërës ne veti antioksiduese që rrit në mënyrë natyrale presionin arterial dhe pëmirëson qarkullimin e gjakut.





Uji i kokosit
Në qoftë se ju ndodh të keni ulje të tensionit të gjakut në një moment të caktuar, pini menjëherë një gëllënjkë nga uji i kokosit. Kjo pije natyrale përmban nivele të lartë elektrolitesh, përbërës me veti antioksiduese që mbajnë nën kontroll presionin arterial.

Frutat e thata
Studimet e ndryshme kanë provuar që një grusht me fruta të thata në ditë (arra, bajame, stika, lajthi etj) ka një veprim të jashtëzakonshëm në organizë, duke parandaluar kolesterolin e lartë të gjakut dhe oksidimin e arterieve. Përmbajtja e lartë e kompleksit të vitaminës B dhe acidet yndyrore Omega-3 , i bëjnë frutat e thata ushqimin perfekt për t’u konsumuar nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut. Përbërësit e mësipërm rivendosin rrjedhën normale të gjakut dhe shërbejnë gjithashtu si një burim i  mirë energjie.

Vezët
Vezët kanë në përmbajtjen e tyre, njëlloj si frutat e thata, nivele të larta të kompleksit të vitaminave B dhe aminoacide esenciale që rrisin në mënyrë natyrale tensionin e ulët të gjakut. Konsumi i vezëve balancon nivelet e elektroliteve në trup që mbajnë nën kontroll presionin arterial. Veza përmban po ashtu shumë proteina e ushqyes që rrisin nivelet e energjisë së trupit dhe parandalojnë të përzierat dhe humbjen e fuqisë fizike të shkaktuara nga çrregullimi i tensionit./Living/

 

Pas

Kosovë/ Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin për emërimin e Hotit Kryeministër

Para

LAJM I FUNDIT/ “Kris” kallashi dhe pistoleta në Patos

Para
20 raste të reja, ja sa shkon numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri

LAJM I FUNDIT/ “Kris” kallashi dhe pistoleta në Patos

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar