• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Teatri Kombëtar u shemb, reagimi i fortë i Fatos Lubonjës: Akt kriminal, ndihem i pafuqishëm..

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Teatri Kombëtar u shemb, reagimi i fortë i Fatos Lubonjës: Akt kriminal, ndihem i pafuqishëm..
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar sot në orët e para të mëngjesit ka ngjallur një revoltë në opinionin publik dhe ndër njerëz të njohur.

Një prej tyre është dhe analisti Fatos Lubonja, i cili ka dkelaruar se ndihet keq dhe i pafuqishëm përballë këtij akti kriminal dhe dhune të pastër.





“Keq ndihem sigurisht që ndihem keq. Një përzierje e ndjenjave, emocioneve të trishta dhimbjes për atë që ndodhi por dhe fyerje e dinjitetit personal. E keqja gjithmonë sundon dhe fiton në këtë vend. Një ndjenjë pafuqie për të gjykuar. Më shumë se sa fjala sot duhet të gjykonte palla. Këto janë akte kriminale, banditeskte. Nuk ka nevojë të futesh në argumente juridike. Kemi të bëjmë me dhunë të pastër të një bande kriminale që ka kapur shtetin.

Ajo godinë është edhe e imja. Është ndjenja e revoltës, e protestës të gjitha bashkë që vjen nga kush e ka bërë. Krimin e parë Edi Rama e ka bërë kur ishte ministër Kulture.

Shkaku pse nuk u ndal kërkon reflektimin pse jemi këtu në këtë situatë që dalin të rinjtë pas 30 vitesh dhe thërrasin poshtë diktatura. Kam qenë në sallën e atij teatri para 20 vitesh kur Rama ishte në minorancë. Ka dashur të bëjë një kullë tamam në stilin siç shkatërroi Tiranën.

Ajo nuk u ndal sepse nuk u ndal shkatërrimi i Tiranës më herët. Ky trusti i Edi Ramës erdhi duke u rritur. Vijmë tek përgjegjësia e të gjithë neve që nuk e ndalëm. Kështu kanë ardhur diktaturat shkallë-shkallë. Nuk u ndal sepse nuk funksionon drejtësia. janë hedhur dhjetëra akuza dhe kjo e bashkisë ishte shkelje. Kemi kapje të instrumenteve të shtetit nga kjo bandë kriminale.

Ndalja me mjete ligjore e krimit është pak paradoksale të thuash sepse është njësoj të thuash pse nuk u ndal një bandë kriminale që vjedh kur ajo ka me vete dhe drejtësinë dhe policinë, i ka të gjitha. Si mund ta ndalësh me protestë paqësore, absolutisht jo. Me dhunë? Jo sepse janë më të fortë. Ai ambasadori gjerman thoshte nuk e kuptoj si ndodhi.

Si mund të mos ndodhë kjo në një vend ku dhunohen njerëzit çdo ditë. Nuk jemi në nivelin e Enver Hoxhës por në nivele që po thellohen, që të çojnë ose në rrëzimin e një pushteti me dhunë ose në nënshtrimin ndaj pushtetit. Jemi tek nënshtrimi. Kjo bandë kriminale ushqen polici, ushqen intelektualë, ushqen gazetarë. Mosndalja është një raport forcash.

Ata bënë boll rezistencë për të çuar mesazhin. Ne bëmë boll rezistencë me argumente që një pjesë e mirë e popullsisë nuk e donte shembjen dhe nuk duhen ndërtuar kulla më.

Jo vetëm që s’duhet bashkëpunuar me Erion Veliajn dhe Edi Ramën por të gjithë ata njerëz që e duan lirinë, dinjitetin duhet ta përdorin çështjen e teatrit si një simbolikë për rivendosjen e lirisë dhe dinjitetit të nëpërkëmbur e poshtëruar. Çështja e teatrit duhet të jetë çështja e një gjyqi që i duhet bërë këtij pushtetit dhe bande kriminale. Duhet t’u bëhet një proces, teatri mundet t’i përmbledhë. Dhe të rivendosë simbolikisht atë Teatër që ishte. Duhet parë si një simbolikë e çlirimit të Shqipërisë nga një bandë kriminale. Ky proces duhet të jetë dhe simbolikë dhe për këtë duhet të luftojë kushdo që do lirinë dhe dinjitetin dhe jo të bëhet bashkëpunëtor i këtyre kriminelëve” , ka thënë ai në një prononcim për News 24.

Pas

Shembja e Teatrit/ Gjebrea: Shumë vonë! S’kemi mbrojtur artistët, jo më godinën

Para

“Diktatura ka hequr maskën”/ Çipi kritikon reagimin e ndërkombëtarëve: Jo dialog pas shembjes

Para
“Diktatura ka hequr maskën”/ Çipi kritikon reagimin e ndërkombëtarëve: Jo dialog pas shembjes

“Diktatura ka hequr maskën”/ Çipi kritikon reagimin e ndërkombëtarëve: Jo dialog pas shembjes

Të Gjitha

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

nga Fast News
09:00 | 17/07/2025
0

Recent News

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025
Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

10:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar